TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2026, 19:35

Cili do të jetë skenari i 20 shkurtit? Berisha shtyn orarin e protestës

Shkruar nga Pamfleti
Cili do të jetë skenari i 20 shkurtit? Berisha shtyn orarin e
Sali Berisha

Partia Demokratike më 20 shkurt do të mbajë protestën e tretë kombëtare brenda këtij viti dhe sinjalet janë se mund të jetë akoma dhe më e tensionuar se protestat e tjera.

Protesta e 24 janarit dhe ajo e 10 shkurtit nisinë në orën 17.00, por tubimi i të premtes nis më 18.00. Kjo u bë e ditur nga Berisha në foltoren para Kryeministrisë. Me shumë gjasë kjo zhvendosje lidhet me muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ne shkojmë me 20 shkurt me një trashëgimi kur kemi kaluar mbi tanke, autoblinda dhe kemi zvarritur rrugëve të Tiranës kultin më të lig dhe më të keq, kultin e Enver Hoxhës që shqiptarët kanë njohur në histori.

Ndaj dhe ftoj çdo shqiptar më 20 shkurt në Tiranë, më 20 shkurt në ora 18:00, Tirana e tëra derdhet në rrugët dhe bulevardet e saj. Shqipëria në Tiranë, t’i dalim zot Shqipërisë, t’i kapim goditjet e merituara regjimit antishqiptar të Edi Ramës.

T’ia nxijmë çdo ditë gjer në largimin e tij. Ne me asgjë nuk ndalemi. Ne jemi njerëz të besojmë të vërtetën. Ne jemi njerëz të idealeve të ndershme. Ne jemi njerëz që duam këtë vend të jetë toka e bekuar e shqiptarëve. Këta janë armiq pushtuesit më të egër që kemi njohur. Nuk na lidh asgjë me këta. Këta kanë kryer krime të shëmtuara për të cilat duhet të shkojnë atje ku mbahen kriminelët dhe fajtorët”, tha Berisha.

 

berisha pd proteste

1 Komente

  1. T
    Tiku

    Shkoni, shkoni te protestat e Saliut te veni per lesh nga ndonje plumb "miqesor" ...ne ora 5 eshte shpejt...e shtyme ne 6 qe erresohet pak dhe e kemi me kollaj...

    Lini një Përgjigje