Edi Rama vijon të shfaqet i “mallëngjyer” kur vjen puna te UÇK. Pas deklaratave dje në Prishtinë, Rama sot ka zhvilluar një telefonatë me Hashim Thaçin në kuadër të pavarësisë së Kosovës, duke dashur sërish të tregojë se ai është “Babai i kombit” dhe vetëm atij i vjen keq për atë që po kalojnë liderët që mbahen në qeli.
Rama ka ndarë një video nga biseda, ku madje e ka shoqëruar me sekuenca nga lufta çlirimtare. Rama shkruan se Thaçi ishte shumë i qetë në zërin e tij dhe se i kishte thënë që ai e ka fituar lirinë përjetë dhe nuk ja merr dot kurrë askush.
“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, ‘Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!’", ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook, krahas videos.
“Gëzuar pavarësinë edhe ty Komandant edhe... Jam shqetësuar shumë me këtë historinë. Vëllai im të përqafoj fortë, të dua shumë. Më vjen shumë keq që nuk bëj dot më shumë. Gëzuar, të përqafoj shumë fortë dhe të fala atyre shokëve”, dëgjohet Rama t’i thotë Thaçit gjatë bisedës telefonike.
Ndërkohë nuk duhet harruar se Rama është ai që hodhi në gjyq Ramush Hradinajn, edhe ai ish-lider i UÇK. Ndërkohë tani nuk ka lënë moment pa sulmur Albin Kurtin.
Kujtojmë se Prokuroria Speciale ka kërkuar për Hashim Thaçin dhe 3 ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së që ndodhen në Hagë nga 45 vite burg, një kërkesë kjo e kundërshtuar fuqishëm nga politika në Shqipëri dhe Kosovë, pasi do të zhbënte luftën e drejtë të UÇK-së për liri.
Lini një Përgjigje