
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publikuar në rrjetet sociale pamje që tregojnë gjendjen problematike të Spitalit të Lushnjes.
Reagimi i Korreshit vjen pas një deklarate të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila iu përgjigj denoncimeve të mëparshme të deputetit duke theksuar se godina për të cilën bëhej fjalë nuk ishte funksionale.
Në kundërpërgjigje, Korreshi ka shpërndarë video dhe foto nga ambientet e spitalit, duke deklaruar se pamjet tregojnë realitetin në terren.
Në videon e publikuar, hyrja e repartit të imazherisë shfaqet e rrethuar nga mbetje, ndërsa në ambientet e jashtme duken pellgje uji dhe kanale të bllokuara.
Deputeti Korreshi ka treguar gjithashtu edhe zonën pranë morgut, për të cilin shprehet se është funksional, ndërsa jashtë tij ka mbetje dhe në derë është vendosur tabela “Mos parko”.
Deri më tani, Ministria e Shëndetësisë nuk ka reaguar sërish lidhur me pamjet e publikuara nga deputeti.
Lini një Përgjigje