Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Ergys Agasi vepronte me udhëzime të drejtpërdrejta nga kreu i qeverisë dhe se fuqia e tij buronte nga mbështetja politike.
Nga Kruja, Berisha u shpreh se Agasi “merrte çdo natë udhëzimet e Ramës” dhe se, sipas tij, ai ishte bërë i fuqishëm për shkak të lidhjes me Kryeministrin. “Ergys Agasi ishte një ordiner, por u bë i fuqishëm sepse ishte Edi Rama”, tha Berisha.
Ai shtoi se Agasi kishte ndikim në struktura të rëndësishme shtetërore, duke përmendur edhe ndërhyrje në Policinë e Shtetit.
“Ju dëgjuat për Ergys Agasin. Çfarë është Ergys Agasi? Një njeri që ka një zyrë të madhe që filmon çdo gjë, organizon vrasje, thërret gjyqtarë e kryepolicë. Ku është ky? Ky është Edi Rama, Ergys Agasi ishte një ordiner, por u bë i fuqishëm sepse ishte Edi Rama. Merrte çdo natë udhëzimet e Ramës. Nuk ka burra më të ligj se Taulant Balla, Ervin Hoxhaj dhe Çuçi. Nuk po dua të lëshoj gojën për ta. Të tre i ka hequr Gysi. Të tre i ka shkarkuar nga detyra sepse tregonte zero tolerancë ndaj tyre për të ndërhynë në Policinë e krimit. “nuk keni punë ju me Prodën… E thirrën një prej tyre dhe i thanë, ministër ne me këta tre kriminelë në Polici ndërpresim marrëdhënien dhe ky i thonte nuk kam autoritet tek ata. I gjithë autoriteti është tek Kryeministri…”Ai e thirri “Mor legen i tha t’i i ke thënë atyre që unë e kam në dorë dhe pas një muaji e shkarkoi. Por ky është Ergysi, Ergysi ishte Edi Rama. Ne qeverisemi nga një njeri që është kryetari i organizatës më të rrezikshme kriminale. Ndaj dhe ne jemi sot në një udhëkryq të rrezikshëm”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje