TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2026, 07:34

Vizita në Prishtinë, Rama mbështetje Vjosa Osmanit për një mandat tjetër si Presidente

Shkruar nga Pamfleti
Vizita në Prishtinë, Rama mbështetje Vjosa Osmanit për
Rama mbështetje Vjosa Osmanit për një mandat tjetë

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, para dy ditësh vizitoi Prishtinën, ku takoi homologun e tij, Albin Kurtin, si dhe Presidenten Vjosa Osmani.

Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha ka treguar disa prapaskena sesi u përkthye ky takim i zhvilluar midis Ramës dhe Osmanit.

Sipas gazetares, duket se Rama i dha një përkrahje të mëtejshme mundësisë që Osmani të gëzojë një mandat të dytë Presidencial, pavarësisht se deri më tani nuk ka pasur një kandidaturë.

“Duket sikur i ka dhënë një përkrahje Presidente Osmanit, e cila synon që të ketë edhe një mandati si Presidente e venditm por që ende nuk kemi ndonjë kandidaturë të përmendur zyrtarisht nga Albin Kurti si kryeministri i vendit”, tha ajo në emisionin “Opinion”.

Megjithatë, lëvizje priten deri më datë 4 mars. Në të kundërt, nëse nuk ka kandidaturë për Presidencën, Kosova shkon sërish në zgjedhje.

“Deri më 4 mars presim që të ketë diçka konkrete sa i përket çështjes së Presidentit, nëse do të rizgjidhet Vjosa Osmani Presidente e vendit, apo do të kemi një President të ri? Në të kundërt, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje”, sqaron Berisha.

vizita në prishtinë rama mbështetje vjosa osmanit

Lini një Përgjigje