TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2026, 13:18

Berisha lëshon gojën: Rama si lopë e çmendur, kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues

Shkruar nga Pamfleti
Berisha lëshon gojën: Rama si lopë e çmendur, kërkon
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se kërkon të korruptojë gjykatësit e Kushtetueses për të mbrojtur veten.

Sipas Berishës, Rama po sfidon hapur Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Në një deklaratë publike, Berisha e akuzoi Ramën se po vepron në kundërshtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, duke ngritur mekanizma që, sipas tij, pengojnë zbatimin e kërkesave të Prokurorisë së Posaçme.

“Situata, gjendja në Shqipëri po bëhet çdo ditë dhe më e rrezikshme. Edi Rama po sillet si lopë e çmendur. Po të marr hua një term nga veterinaria, nuk mund të ketë kualifikim tjetër. Në një sfidë të hapur të Kushtetutës së vendit, në një sfidë të hapur të ligjeve, kodeve të vendit, ai vendos në vend të zbatimit të tyre, në vend të zbatimit të kërkesës së bazuar të prokurorisë speciale, vendos krijimin e barrierave speciale për mbrojtjen e vetes së tij. Vendos të tejkalojë Kushtetutën nëpërmjet ligjeve personale, krijimin e mburojave në mënyrë që ai dhe organizata kriminale që kryeson të vazhdojë plaçkën, grabitjen, plaçkitjen e shqiptarëve pa asnjë llogari para ligjit”, tha Berisha.

Ai u ndal edhe te një amendament që, sipas tij, përfshin gjyqtarët kushtetues në një mbrojtje ligjore nga pezullimi, duke e cilësuar këtë si shkelje të parashikimeve kushtetuese.

“Ju do thoni pse unë them lopë e çmendur? Them sepse ka degraduar psiqikisht në mënyrë totale. Të dashur qytetarë dhe qytetare, në amendamentin që ka sjellë për mbrojtjen e vetes së tij, për të korruptuar me ligj gjykatësit kushtetuese, i ka përfshirë edhe ata më mburojën e turpit ligjore ndaj pezullimit nga detyra. Po duhet të jesh lopë e çmendur të mos lexosh Kushtetutën, e cila në mënyrë taksative përcakton se gjykatësi kushtetues pezullohet. Pra, Kushtetuta për gjykatësin kushtetues ka përcaktuar pezullimin, çka do të thotë se gjithçka tjetër për të ngjashëm, përfshi presidentin e Republikës, që nuk është i zgjedhur nga populli, është i pezullueshëm për Kushtetutën”, vijoi ai.

rama si lopë e çmendur kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues

Lini një Përgjigje