TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2026, 13:28

"Rama duhet të japë dorëheqjen", Berisha: Nuk është gjë Epstein, para Ergys Agasit në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

"Rama duhet të japë dorëheqjen", Berisha: Nuk

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e një dite më parë të kryeministrit Edi Rama, i cili doli në mbrojtje të Mirlinda Karçanajt, ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha akuzoi Ramën se ka humbur çdo standard moral.

“Po shkelmon të ardhmen e shqiptarëve, po detyron partnerët tanë që të mbyllin çdo ndihmë ndaj Shqipërisë, sepse si ky nuk ka asnjë kryeministër në vendet që pretendojnë për të ecur drejt BE që të mund të marrë masa të tilla

Ky ka humbur çdo moral. Ai i përulej si lëngaraq Mirlindës së krimit, se ka hall se mos bëhet pentito. Si mund të admirosh një njeri që në sipërmarrjen e të cilës janë marrë pengje. Ka funksionuar si një organizatë kriminale e drejtuar nga Ergys Agasi”, tha Berisha.

Më tej, kreu i opozitës vijoi me akuza të tjera, duke deklaruar: Nuk është gjë Epstein ca është Ergys Agasi për Shqipërinë. Ergys Agasi është gropa e zezë më e madhe që mund të imagjinohet, sepse kontrollohet çdo qytetar shqiptar.

Në përfundim, Berisha i bëri thirrje kryeministrit Rama të japë dorëheqjen, duke e akuzuar për përgjegjësi të drejtpërdrejtë në veprimet e qeverisë.

“Në vend që të japë dorëheqjen ai bën gjithçka. Edhe plumbat mbi demonstruesit janë me urdhër të tij. Unë i them Edi Ramës jep dorëheqjen se nuk ka forcë në botë që na ndalon pa të larguar ty. Je një armik i urryer i shqiptarëve me këto që po bën”, u shpreh Berisha. 

ergys agasi sali berisha edi rama

Lini një Përgjigje