Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka komentuar nismën e mazhorancës për ndryshime ligjore, të cilat synojnë të pengojnë pezullimin e ministrave nga detyra.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetarin e Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, diplomati evropian theksoi se çdo ndërhyrje ligjore duhet të respektojë dhe të mos cenojë Reformën në Drejtësi.
Ai shtoi se për momentin nuk kishte një koment specifik lidhur me ndikimin konkret të këtyre ndryshimeve, por theksoi se Bashkimi Evropian pret të konsultohet për nisma të tilla, veçanërisht kur ato lidhen me reformën në drejtësi.
“Ne i ndjekim nga afër nismat e qeverisë që kanë lidhje me shtetin ligjor, jo vetëm se jemi në merak për harmonizimin e tyre me atë të BE, por edhe që të mos prekin reformën e drejtësisë. Sa i takon prekjes apo ndikimit që kanë në këtë rast nuk do kisha një koment në këtë rast. Presim që të konsultohemi për këto nisma”, tha ambasadori Gonzato.
Ligji 242 nuk është pjesë e reformës Gonzato ja fut kot dhe as nuk e di çfarê është reforma!