TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2026, 14:02

Kryediplomati i BE shmang Berishën: Jam takuar me Bardhin dhe Tabakun

Shkruar nga Pamfleti
Kryediplomati i BE shmang Berishën: Jam takuar me Bardhin dhe Tabakun
Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister,

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister, në një konferencë për mediat tregoi se kishte zhvilluar takime me përfaqësues të PD-së, Gazmend Bardhin, Tabakun dhe Albana Vokshin.

Ai tha se kreun e PD-së, Sali Berisha nuk do ta takonte, pasi do të ikte direkt pas konferencës për shtyp drejt aeroportit.

“Kur udhëtojmë në vende të 3-ta, takohemi dhe me udhëheqës e përfaqësues të opozitës. Sot jemi takuar me 3 përfaqësues të PD dhe të tjerë të partive opozitare. U takova me Bardhin, Tabakun dhe Vokshin, por nuk do të takohem me Berishën sepse do të iki në aeroport”, tha ai.

Në një konferencë McAllister renditi tre pika që janë të rëndësishme për të cilat tha se janë shumë të rëndësishme për Bashkimin Europian.

“Dëshiroj që të ngre edhe tre argumente që janë shumë të rëndësishme për Be se kanë lidhje me vlerat themelore. Ekziston nevoja për ta ruajtur forcën shtytëse në luftën kundër korrupsionit. Shumë është arritur në këtë fushë, por ende nuk është në nivelin e kënaqshëm. Javën që shkoi doli raporti i Transperancy International ku Shqipëria ka humbur në renditje 11 vende më poshtë. Është e nevojshme që të ketë një zbatim të plotë të legjislacionit, plotësim me staf të strukturave të drejtësisë, të mos ketë ndërhyrje politike në to dhe duhet që politikanët të udhëheqin duke dhënë ata shembullin”, tha ai.

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian deklaroi se duhet një reformë reale në fushën zgjedhore. Sipas tij, ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të zbatojë rekomandimet e ODIHR.

 

david mcallister

Lini një Përgjigje