TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2026, 18:59

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit: Agjërim të lehtë dhe të pranuar

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë për nisjen e muajit
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të bekuar të Ramazanit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka uruar agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët.

“Besimtarët myslimanë fillojnë nesër agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit. Duke dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar për gjithë besimtarët myslimanë, uroj që ky muaj i shenjtë të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin! Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!”, ka shkruar Begaj në postimin e tij në rrjetet sociale.

Gjithashtu kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kanë uruar besimtarët myslimanë në prag të nisjes së muajit të Ramazanit.

Kreu i qeverisë zgjodhi të urojë besimtarët përmes rrjeteve sociale ku shkroi: “Gëzuar Ramazanin! Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”

Ndërsa Berisha shfrytëzoi takimin me demokratët e Sukthit për të uruar besimtarët myslimanë për agjërim të lehtë dhe të pranuar

“Së pari, duhet ta filloj fjalën time me një urim nga zemra për të gjithë ata, të cilët nisin nesër muajin e madhnueshëm të Ramazanit, urimi im është: Zoti ua pranoftë dhe agjërim të lehtë”, uroi kreu demokrat.

begaj rama berisha ramazani

Lini një Përgjigje