TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2026, 19:35

Delegacioni i PE shmangu Berishën, Frrok Çupi: “Non grata” edhe në BE, nuk e njohin si lider të PD!

Shkruar nga Pamfleti
Delegacioni i PE shmangu Berishën, Frrok Çupi: “Non
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi u shpreh se se delegacioni i Parlamentit Europian ka dhënë një mesazh të qartë për politikën shqiptare, se mbështetja për drejtësinë duhet të vijojë pa asnjë lëkundje.

Sipas Çupit, përfaqësuesit e Parlamenti Europian nënvizuan se drejtësia duhet të zhvillohet e pavarur, duke kërkuar njëkohësisht përgjegjësi dhe transparencë në veprimtarinë e saj. Ai theksoi se mesazhi ishte i drejtpërdrejtë si për mazhorancën, që të përmbushë detyrimet e saj, ashtu edhe për opozitën, nga e cila u kërkua të luajë rolin e vet konstruktiv dhe të jetë në krah të reformave.

Në analizën e tij, Çupi u ndal edhe te shmangia e një takimi mes delegacionit europian dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë politik. Ai përmendi refuzimin e eurodeputetit McAllister për ta takuar Berishën, duke e interpretuar si konfirmim se në sytë e BE-së ai nuk konsiderohet si përfaqësues legjitim i opozitës.

“Delegacioni tha që duhet të vazhdojë përkrahja, mbështetje dhe puna e drejtësisë, ashtu edhe sikur llogaridhënia e drejtësisë. PE e tha fare qartë që drejtësia duhet të zhvillohet e pavarur, ashtu siç kërkon llogari të japë edhe llogari. Thelbi ishte që mazhoranca të kryejë detyrat e saj, kurse nga opozita kërkoi me ngul që të luajë rolin e vet, të jetë krah reformave. Më tej ishte shumë ironike, që u shmang Berisha.

Mcallister refuzoi që ta takonte Berishën. Ky ishte një konfirmim që edhe në BE, Berisha është ‘non grata’. BE nuk e njeh Berishën si udhëheqës as të Shqipërisë, as të opozitës. Për ata Berisha nuk është kryetar i PD. Ajo që McAllister tha për dhunën në protesta është një alarm. Akti i fundit i Berishës është dhuna, në një vend demokratik. Kjo do të thotë që Europa është e gatshme të veprojë nëse kjo gjë do të bëhet një njollë e zezë për ecurinë e Shqipërisë përpara. Nëse vazhdojnë me dhunë dhe vrasje padyshim që do të jetë një organizatë kriminale”, tha Çupi në “Tirana Live”. 

frrok Çupi pe anton berisha apo sali berisha?!

1 Komente

  1. V
    Vala

    Normale. Nje terrorist e kriminel su Saliu, vetem Muli me Paloqen e njohin.

    Lini një Përgjigje