TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2026, 22:10

Xhafaj nuk i ndahet SPAK-ut, tenton të fusë në lojë Kuvendin për ta kontrolluar; dështimi i parë dhe prapaskenat

Shkruar nga Pamfleti
Xhafaj nuk i ndahet SPAK-ut, tenton të fusë në lojë Kuvendin
Konferenca e Kryetarëve

Projektkalendari parashikon jo vetëm vizita dhe takime monitoruese, por edhe seanca dëgjimore me drejtuesit e institucioneve, apo tryeza të përbashkëta...

Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit për Nismat Qytetare dhe Mbikqyrjen Institucionale, duket se nuk heq dorë nga idea për të kontrolluar SPAK-un. Pas refuzimit që Prokuroria Speciale i bëri kërkesës së deputetëve socialistë që kërkonin të inspektonin SPAK, duket se Xhafaj ka zgjedhur një tjetër rrugë, përfshirjen e Kuvendit të Shqipërisë në “gjunjëzimin” e këtij institucioni. Por pengesa e parë për Fatmir Xhafajn është krijuar në Konferencën e Kryetarëve, aty ku tentoi të miratonte kalendarin vjetor të veprimtarisë së Komisionit.

Në projektkalendarin e paraqitur përfshihen inspektime dhe kontrolle në institucionet e drejtësisë, përfshi edhe KLGJ, SPAK, GJKKO e KLP.

Por duket se mosdakordësia mes anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve ka bërë që drafti i parqitur të mos miratohet.

Pika e tretë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i projektkalendarit vjetor “Për mbikëqyrjen parlamentare për vitin 2026”, propozuar nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit.

Në kushte të tilla, deputeti Fatmir Xhafaj, me cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Nismave Qytetare, ka ftuar kolegët e tij, kryetarët e komisioneve parlamentare, për të dhënë mendimin e tyre dhe ta miratojë atë në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale për vijimin e punës.

Projektkalendari parashikon jo vetëm vizita dhe takime monitoruese, por edhe seanca dëgjimore me drejtuesit e institucioneve, apo tryeza të përbashkëta. Në draftin që nuk mori konsensusin e anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve përfshihen të gjitha institucionet, që duket se janë thjesht për kamuflim për të mbuluar qëllimin kryesor: monitorimin e institucioneve të drejtësisë, veçanërisht SPAK-un.

Xhafaj nuk i ndahet SPAK-ut, tenton të fusë në lojë Kuvendin

Nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajnë 4 kryetarët e Komisioneve Parlamentare që i përkasin opozitës, por me shumë gjasë, do të jenë kundër shtrirjes së kontrolleve në institucionet e reja të drejtësisë.

Nonsensi në atë çfarë propozohet në projekt-kalendarin e Xhafajt, të paktën në rastin e SPAK dhe GJKKO-së, është mbivendosja e Kuvendit me dy institucionet mbikqyrëse të Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale, përkatësisht KLP dhe KLGJ. Janë këto institucione, që referuar mënyrës së organizimit të drejtësisë së re, duhet të ushtrojnë kontrolle, qoftë edhe përmes seancave dëgjimore, me drejtuesit e SPAK dhe GJKKO-së.

Xhafaj dhe deputetët e PS-së, anëtarë të Komisionit për Nismat Qytetare, ndërmorën një tur vizitash në disa nga gjykatat e vendit, duke përdorur si argument marrjen e masave për sigurinë në Gjykata, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku një prej gjyqtarëve u vra në sallën e gjyqit. Me përfundimin e inspektimeve në Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, Xhafaj iu drejtua me një kërkesë SPAK-ut për të shtrirë kontrollin edhe në Prokurorinë Speciale, por u refuzua.

 “Çdo praktikë për të kryer vizita të tilla monitoruese do të binte ndesh me pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Posaçme. Kjo pavarësi nuk është vetëm një kërkesë formale ligjore, por edhe një kusht themelor për të siguruar hetime të pavarura, të paanshme dhe efikase, në mbrojtje të interesit publik dhe të sundimit të ligjit”, thuhej në reagimin e SPAK.

Në vijim të përgjigjes për Xhafajn, SPAK thekson se është i gatshëm të përcjellë informacione duke përmbushur detyrimet kushtetuese, por jo të monitorohet.

Por Xhafaj, duket se nuk do të dorëzohet dhe natyrisht qëllimi nuk do të jetë marrja e një informacioni, por monitorimi i SPAK, ose thënë ndryshe një tentativë për ta mbajtur “nën kontroll” duke përdorur mekanizmin parlamentar. /Pamfleti/  

konferenca e kryetareve xhafaj spak

1 Komente

  1. N
    Nardi

    I doli vllai nga burgu atij, ta ndihmojm me ndonje paket cigare, se shum jete publike po ben mos ka nevoje per ndihme! Po nuk paska niper e mbesa ky te merret, apo nuk i ka harruar zakonet e diktatures, nisma qytetare thot akoma ne 2126! Mbetjet e diktatures nuk e dine cbejne a cfare qellimi kane, kujtojne se enveri esht akoma gjalle.. nuk e kuptojne qe prishin dhe gjakun e trrashgimtareve te vete me kte shellje!

    Lini një Përgjigje