TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2026, 11:00

Bardhi i kthehet Ballës: Të flasësh ti për jurisprudencë, është dy herë i fundi i botës! 

Shkruar nga Pamfleti
Bardhi i kthehet Ballës: Të flasësh ti për
Gazment Bardhi

Seanca e sotme parlamentare nisi me debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës. Në fokus të debatit mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, është imuniteti i Ballukut.

Gazment Bardhi reagoi ashpër ndaj deklaratave të Taulant Ballës, duke deklaruar se “Gjykata Kushtetuese i theu hundën Ramës”.

“Të flasë për ndarje pushtetesh njeri që është kapur në përgjimet e SPAK që ndërhynte për të liruar pronat e sekuestruara të babait të Suel Çelës ky është fundi i botës. Është në përgjimet e SPAK si njëri që ndërhyn te prokurori i SPAK dhe drejtori i përgjithshëm i policisë.

Drejtuesi i SPAK sot, ka detyrë që atë dosje të mbajtur të fshehur a të fjetur, ta çojë para, se shqiptarët duhet të vijnë kush vjen në këtë foltore e bën teatër me ndarje pushtetesh.

Ju doni Kushtetutën e Republikës së Korrupsionit, jo atë të Shqipërisë", u shpreh Bardhi. 

 

gazemnt bardhi taulant balla

Lini një Përgjigje