Seanca e sotme parlamentare nisi me tension dhe debat mes opozitës dhe mazhorancës. Në qendër të përplasje u vendos çështja Balluku, me akuza nga opozita për zvarritje dhe me kundërpërgjigje nga drejtimi i Kuvendit për respektim strikt të rregullores.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, iu përgjigj akuzave të kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i cili pretendoi se Kuvendi po bëhet pengesë për shqyrtimin e kërkesës së SPAK.
Peleshi e cilësoi patetik fjalimin e Bardhit dhe sqaroi se procedura po ndiqet sipas parashikimeve të Rregullores së Kuvendit, duke theskuar se janë brenda afateve të përcaktuara.
“Lexoni Rregulloren para se të bëni fjalime patetike. Asnjëherë nuk e ke kontestuar interpretimin që kreu i Kuvendit i bën Rregullores, nuk do zgjuarsi. Nuk është shkelur asnjë nen i Rregullores, jemi brenda të gjitha afateve. Të hënën do mblidhet Këshilli i Mandateve pasi është respektuar e drejta e të gjitha palëve. Nuk jemi organ vendimmarrës, por këshillimor. Nëse doni ta çoni në jo normalitet Kuvendin, puna ime është ta mbaj në normalitet”, deklaroi Peleshi nga foltorja.
Bardhi akuzoi kryetarin e Kuvendit se po përdor procedurat për të vonuar trajtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të Ballukut. Sipas tij, çdo shtyrje përbën pengesë për drejtësinë dhe dëmton besimin te procesi.
Lini një Përgjigje