TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2026, 11:21

Kërkoi interpelancë me ministren Kumbaro, Braçe: Kohën në Kuvend e keni me racion për fjalime politike!

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi interpelancë me ministren Kumbaro, Braçe: Kohën
Erion Braçe

Seanca e sotme parlamentare u shoqërua edhe me kritika brenda radhëve të mazhorancës, ku në fokus u vendos arsimi publik.

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ngriti shqetësimin lidhur më zvarritjen e seancës së pyetje përgjigjeve me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, për shkollën “Edit Durham”, një godinë e përfunduar që ende nuk është vënë në funksion.

Braçe theksoi se më 2 shkurt ka depozituar kërkesë për seancë pyetje përgjigje me ministren e Arsimit. Ai tha kanë kaluar disa javë, ndërkohë që Rregullorja e Kuvendit parashikon afat maksimal tre javë.

Thelbi i kritikës lidhet me faktin se një shkollë e përfunduar nuk hapet, ndërsa 1700 nxënës vijojnë mësimin me turne. Braçe kishte depozituar pak javë më parë edhe kërkesë për informacion lidhur me zgjatjen e punimeve dhe arsyet e mosfunksionimit të godinës, duke kërkuar përgjegjësi konkrete institucionale.

Ai ironizoi mënyrën si shpërndahet koha në Kuvend, duke e vendosur theksin te kontrasti mes debatit politik dhe problemeve konkrete në terren.

“Më 2 shkurt kam depozituar kërkesë për seancë pyetje përgjigje me ministren e Arsimit. Javës tjetër është javë e gjelbër, bëhen më shumë se 4 javë nga kërkesa. Shoh që ministrja është këtu dhe kuptoj që është problem i Parlamentit. Shkolla ‘Edit Durham’ edhe pse është mbaruar, nuk është në funksion. Shpërdorohet koha për çështje jashtë rendit të ditës, dhe për çështje të rëndësishme koha është me racion. Afati maksimal që ma jep Rregullorja është 3 javë, jo 4. 1700 nxënës shkojnë automatikisht në turnin e dytë. Kontrolli parlamentar nuk përdoret dot me racion”, deklaroi Braçe.

Ndër të tjera, Braçe deklaroi se ka një seri kërkesash për marrje informacioni dhe se afatet ligjore janë ezauruar nga Drejtoria e Tatimeve dhe AKU, teksa paralajëmroi kallëzim penal. 

“Kam një seri kërkesash për marrje informacioni. Është ezauruar çdo afat me Tatimet dhe AKU, do shkojmë drejt një kallëzimi penal për të marrë informacion”, u shpreh ai.



erion brace mirela kumbaro

Lini një Përgjigje