TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2026, 13:23

Trump mbledh sot Bordin e Paqes, edhe Rama do të mbajë fjalim; zbardhet axhenda

Shkruar nga Pamfleti
Trump mbledh sot Bordin e Paqes, edhe Rama do të mbajë fjalim;
Trump mbledh sot Bordin e Paqes, fjalim edhe nga kryeministri Rama; zbardhet axhenda

Ditën e sotme në Uashington zhvillohet takimi i parë i Bordit të Paqes, një strukturë e re ndërkombëtare e udhëhequr nga presidenti amerikan Donald Trump, e krijuar për të mbikëqyrur Gazën në periudhën e pasluftës dhe çështje të lidhura me stabilizimin e saj.

Në takim pritet të marrin pjesë mbi 45 vende. Bashkimi Europian përfaqësohet nga një komisioner në cilësinë e vëzhguesit. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë u nis drejt Uashingtonit pas ftesës së presidentit Trump për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit dhe nisjen e aktivitetit të tij, ku Shqipëria është pjesë si shtet themelues.

Në rendin e ditës përfshihen çështje si çarmatosja e Hamasit, përcaktimi i madhësisë së fondit për rindërtimin e Gazës dhe mënyra e shpërndarjes së ndihmës humanitare për popullsinë e prekur nga lufta.

Presidenti Trump ka deklaruar se vendet pjesëmarrëse kanë premtuar 5 miliardë dollarë për fondin e rindërtimit të enklavës, ndërkohë që vlerësohet se nevojat financiare janë shumë më të larta. Takimi zhvillohet në objektin e njohur si “Donald J. Trump U.S. Institute of Peace”, dhe synon të shërbejë si platformë diskutimi për një plan më të gjerë paqeje.

Përveç vendeve që do të kontribuojnë financiarisht, disa shtete do të angazhohen me trupa në terren si pjesë e forcës së stabilizimit të Gazës, e cila do të merret me trajnimin e forcave policore, administrimin e territorit dhe çarmatosjen e grupit militant.

Në këtë takim të parë nuk marrin pjesë vende si Franca, Britania e Madhe, Rusia, Kina dhe Vatikani, i cili ka refuzuar ftesën. Sfida e parë e Bordit të Paqes pritet të jetë rindërtimi i Gazës në kushtet e një armëpushimi të brishtë, i shoqëruar me shkelje të vazhdueshme.

Mbledhja Inauguruese e Bordit të Paqes

E enjte, 19 Shkurt 2026

Instituti Amerikan i Paqes “Donald J. Trump”

06:15 (me orën amerikane) – Fillojnë mbërritjet e delegacioneve- 12:15 (ora në Shqipëri)

08:05 (me orën amerikane) – Përfundojnë mbërritjet e delegacioneve- 14:05 (ora në Shqipëri)

08:40 (me orën amerikane) – Foto familjare- 14:40 (ora në Shqipëri)

09:00 (me orën amerikane) – Fillon mbledhja- 15:00 (ora në Shqipëri)

Fjalë mirëseardhjeje dhe hapëse nga Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara

Prezantime në tryezë të rrumbullakët & Përditësime kryesore

1. Sekretari Rubio – Natyra historike e mbledhjes së BoP

2. Steve Witkoff – Suksesi në lirimin e pengjeve dhe koordinimi i ndërmjetësve

3. Ambasadori Mike Waltz – Ndihma dhe adresimi i nevojave aktuale të Gazës

4. Dr. Ali Shaath – NCAG, e ardhmja e Gazës (3 minuta fjalë)

5. Nick Mladenov – OHR & Demilitarizimi

6. Gjeneral Major Jeffers – ISF & Policia e Gazës

7. Tony Blair – Ngritja e kapaciteteve & Zhvillimi organizativ

8. Yakir Gabay – Rindërtimi / Plani i Përgjithshëm (Master Plan)

9. Liran Tancman – Zinxhiri i furnizimit & Teknologjia

10. Marc Rowan – Fondi Sovran i Pasurisë

11. Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga – Përgjegjësia fiskale / transparenca dhe Fondi Sovran

 12. Jared Kushner – Rezultate të matshme të BoP në Gaza dhe ndikimi i ardhshëm i BoP

Video për rindërtimin e Gazës

Ndërhyrjet

Rendi:

1. Bahreini – Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa

2. Kazakistani – Presidenti Kassym-Jomart Tokayev

3. Uzbekistani – Presidenti Shavkat Mirziyoyev

4. Indonezia – Presidenti Praboëo Subianto

5. Rumania – Presidenti Nicușor Dan

6. Shqipëria – Kryeministri Edi Rama

7. Egjipti – Kryeministri Mostafa Madbouly

8. Katari – Kryeministri Mohammed Al-Thani

9. Emiratet e Bashkuara Arabe  - Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al-Nahyan

10. Maroku – Ministri i Jashtëm Nasser Bourita

11. Turqia – Ministri i Jashtëm Hakan Fidan

12. Kuvajti – Ministri i Jashtëm Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah

13. Arabia Saudite – Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme Adel Al-Aljub

Prezantim video nga FIFA

Rezoluta & Votimet e Bordit

rama trump bordi i paqe zbardhet axhenda

Lini një Përgjigje