TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2026, 14:55

Rama në Bordin e Paqes në Uashington, shoqërohet nga ministri Ervin Demo

Shkruar nga Pamfleti
Rama në Bordin e Paqes në Uashington, shoqërohet nga ministri
Rama në Bordin e Paqes në Uashington

Ditën e sotme po zhvillohet në Uashington nisma e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili njihet si Bordi i Paqes.

Nga një publikim në llogarinë e tij në Facebook, Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore të Shqipërisë, Ervin Demo ka zbuluar se po shoqëron kryeminstrin për në Washington.

Më herët u mësua se Rama do të jetë një ndër folësit kryesorë në takimin me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

 "Krenar për Shqipërinë. Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes.", shkruan Demo.

Mes liderëve të pranishëm do të jenë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Fjalën e mirëseardhjes do ta ketë shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, si dhe zv.Presidenti i Amerikës.

Mes personaliteteve të pranishëm që do të mbajnë një fjalim janë Sekretari amerikan i Shtetit Rubio,  Steve Witkoff, Tony Blair dhe Jaerd Kushner.

rama në bordin e paqes në uashington

Lini një Përgjigje