Ndonëse pak javë më parë Edi Rama e pranoi se ka dështuar me politikën e jashtme, vijon të bëjë ambasadorë ish-deputetë.
Mësohet se ish-deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, është propozuar si kandidat për ambasador i Shqipërisë në NATO. Ditën e hënë, më 23 shkurt, Komisioni për Punët e Jashtme do të shqyrtojë kandidaturën e tij për postin e ambasadorit të Shqipërisë pranë NATO. Në të njëjtën mbledhje do të shqyrtohet edhe kandidatura e Jeta Krekës si ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Shqipërisë në Katar, rezidente.
Në vitin 2023 u bë një numër i madh emërimesh dhe Rama u dha poste ish-deputetëve dhe zv.ministrave që asnjëri nuk kishte lidhje me këtë funksion.
Ish-gruaja e Bledi Çuçit, Zhaklina Peto u emërua ambasadore në Malin e Zi. Ish-deputetja Vasilika Hysi, edhe pse profesore e së drejtës dhe pa asnjë lidhje me politikën e jashtme, u emërua në OKB. Ish-deputeti Ervin Bushati, edhe ai pa lidhje me këtë funksion, u emërua ambasador në SHBA. Majlinda Frangaj, motra e Aleksandër Frangajt, u emërua në Vatikan.
Artemis Malo, Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme, u emërua ambasadore e Shqipërisë në Kanada. Ndërsa Besart Kadia, i cili u mor nga PD, u bë zv.ministër dhe më pas ambasador në Azerbajxhan. Në Zvicër u emërua gazetari Mustafa Nano, por që u dorëhoq më pas. Pra nëse shohim listën, janë të gjitha qoka.
Lini një Përgjigje