TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2026, 15:27

Bardhi përplaset me ministrin Vengu në Kuvend: Fati yt tashmë është i shkruar!

Shkruar nga Pamfleti

 

Bardhi përplaset me ministrin Vengu në Kuvend: Fati yt tashmë
Pirro Vengu dhe Gazment Bardhi

Përplasje mes Bardhit dhe Vengut në Kuvend për portin e Durrësit dhe sigurinë

Në seancën plenare të së enjtes, deputeti Gazment Bardhi dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, shkëmbyen akuza të drejtpërdrejta lidhur me qëndrimet politike dhe çështje që prekin sigurinë kombëtare.

Ministri Vengu kritikoi Bardhin për lëvizjet e tij politike ndër vite, duke përmendur kalimin nga Lulzim Basha te Sali Berisha. Ai e akuzoi deputetin se përdor retorikë politike për të sulmuar qeverinë dhe se e paraqet situatën në vend në mënyrë negative në hapësira të ndryshme publike.

Në fjalën e tij, Vengu u ndal edhe te porti i Durrësit. Ai deklaroi se infrastruktura portuale ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme dhe ftoi deputetët të njihen nga afër me zhvillimet në logjistikën shqiptare. Ministri theksoi se ka marrë pjesë në një ministerial të NATO-s, ku, sipas tij, u mor vendimi për përfshirjen e Korridorit 8 dhe kompleksit portual Durrës në Porto Romano në infrastrukturën kritike të aleancës. Ai shtoi se që nga viti 2022 ka qenë pjesë e përpjekjeve për ta përfshirë këtë projekt në prioritetet e NATO-s.

Vengu: Ju kaloni kohën tuaj duke nxirë vendin dhe mshz poltike i transferoni në çdo frkuencë të mundshme mediatike apo politike.Edhe ti koleg i ndëruar e ke formuluar lincimin politk si armë por e vetmja trimëri që ke është kalimi nga Luli te doktori. Sa i përket portit të Durrësit unë iu kujtoj shumë mirë se si ishte opara shumë vitesh e si është tnai.

Ju ftoj të vizitoni herë pas herë se ju nuk e njihni logjistikën shqiptare. Unë kam qenë pjesë e një ministeriali të NATO-s, i rëndësishëm për ne sepse u mor vendimi që u kërkua me ngulm nga qeveri shqiptare.

Që në 2022 unë kam qenë pjesë e aaj skuadre që ka  këkuar përfshirjen e korridorit 8 e të kompleksit portual Durrës në Porto Romano në infrastrukturën kritike të alancës.

Nga ana tjetër, Bardhi deklaroi se qeveria aktuale do të largohet nga pushteti dhe se, sipas tij, ministri mban përgjegjësi për mënyrën si ushtron detyrën. Ai e cilësoi Vengun rrezik për sigurinë kombëtare edhe në postin e ministrit të Mbrojtjes.

Bardhi: Zoti ministër lodhesh kot se kjo qeveri do të ndryshojë dhe fati yt tashmë është i shkruar. Ti vazhdon dhe në detyrën e re të jesh rrezik për sigurinë kombëtare, si ministër i mbrojtjes.

Debati u zhvillua në tone të ashpra dhe pasoi me reagime të tjera nga deputetët në sallë.

 

pirro vengu dhe gazment bardhi kuvend

Lini një Përgjigje