Shërbimi i Jashtëm u shkatërrua nga qokat dhe emërimet politike të vetë Edi Ramës...
Kryeministri Edi Rama e pranoi dje se politika e jashtme shqiptare është një dështim. Teksa e paraqet veten si lider global dhe tenton t’i bëjë vetë të gjitha punët që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me jashtë, dje Rama në mbledhjen e grupit e pranoi se Ministria e Jashtme është një ministri ku bëhen vetëm qoka dhe nuk ka asnjë benefit.
Për të qenë realistë, i vetmi ministër që e ringriti këtë ministri ishte Ditmir Bushati. Që pas largimit të tij, gjithë të tjerët kanë qenë dështime, pasi e kanë përdorur postin vetëm për udhëtime dhe për të punësuar njerëzit e tyre në selitë diplomatike.
“Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar. Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë. Edhe një ligj që e bëmë nuk ishte ligj apo reformë, ishte tualet. Makijazh! Ligji duhet të hapë rrugën për reformë, për të futur ajrin e pastër”, tha Rama dje. Por ai harroi të deklarojë se shkak i këtij dështimi është vetë ai.
Ministrinë e Jashtme Rama e ka përdorur për qoka dhe ka emëruar njerëz pa pikë lidhje me atë punë. Rasti i Gent Cakës është shembulli më i pastër, ku Rama futi një çunak duke i lënë në duar sekretet e NATO-s dhe marrëdhëniet me vendet huaja. Po ashtu edhe Olta Xhaçka e shkatërroi Ministrinë e Jashtme, teksa një dështim ishte edhe emërimi i Igli Hasanit. Por edhe Spiropali tani nuk është se po ndrit gjë, pavarësisht se Rama e mburri dje.
Elementi i dytë që harroi të thotë Rama është se ishte ai që bëri qoka me ambasadorët. Në vitin 2023 u bë një numër i madh emërimesh dhe Rama u dha poste ish-deputetëve dhe zv.ministrave që asnjëri nuk kishte lidhje me këtë funksion.
Ish-gruaja e Bledi Çuçit, Zhaklina Peto u emërua ambasadore në Malin e Zi. Ish-deputetja Vasilika Hysi, edhe pse profesore e së drejtës dhe pa asnjë lidhje me politikën e jashtme, u emërua në OKB. Ish-deputeti Ervin Bushati, edhe ai pa lidhje me këtë funksion, u emërua ambasador në SHBA. Majlinda Frangaj, motra e Aleksandër Frangajt, u emërua në Vatikan. Artemis Malo, Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme, u emërua ambasadore e Shqipërisë në Kanada. Ndërsa Besart Kadia, i cili u mor nga PD, u bë zv.ministër dhe më pas ambasador në Azerbajxhan. Në Zvicër u emërua gazetari Mustafa Nano, por që u dorëhoq më pas. Pra nëse shohim listën, janë të gjitha qoka. Si mund të ecë para shërbimi i jashtëm kur vendosen njerëz pa lidhje me këtë punë? Këto do ishte mirë t’i pranonte dje Babloku dhe të mos fajësonte deputetët. /Pamfleti
Lideri madherishem koka europes, nuk ben asnje gabim. Ju lutem me kujdes kur shpreheni. Te vjedhesh eshte krim, pastaj gabim. Mos degjoni ate qe thote apo predikon, por ate qe ben ne realitet. Eshte fallcitet i plote.
Hetim pasuror për gjithë ambasadorët.
Pergjegjesi kryesor eshte vete kryeministri dhe askush tjeter vec tij. Ka vende me ambasadore dhe zyrtare diplomatike e konsullore te perjetshem. Pa llogaritur poste te pushtuara si Vatikani nga motra e Sandrit, nje injorante pa shkolle e kulture minimale. Jemi bere gazi i botes. Njelloj si RTSH. Ky dhe « lideri tjeter global » Salehu kane qe ne vitin 2006 qe kane vendosur me pakt te fshehte qe RTSH te drejtohet nga eksponente te vendosur nga TV private si Klan, Top Kanal, News24 etj… Qellimi ka qene shkaterrimi i RTSH. Ndaj kur del e flet kryeministri eshte njelloj me ate fabulen e hajdutet qe therret kapeni hajdutin. Kushdo ka tentuar te reformoje ate institucion e ka pesuar si nga Salehu dhe nga Rama (p.sh. ndjese paste A. Klosi dhe se fundmi Th. Gellci). Tani, Sandri, Vjollca dhe Goni (Duka) kane vendosur ta mbyllin fare televizionin publik e ti plasin nje a dy kulla ne territorin e tij, patjeter me projekt te zgjedhur me konkurs ndërkombëtar ku fitues do shpallet nje arQitekt nga armata e arQitekteve mondiale te kryeministrit me palle-osh ne europe.
Amanet Belën, Gysin dhe Linda Kar. I ikuri nga fiqiri bën një përpjekje me shashka. TV, mpj dhe çdo ministri tjetër janë punët e tija. Si dhe Bela