
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish mbi sigurinë ushqimore, teksa tha se Shqipëria po përballet me një fazë tranzitore 5-vjeçare për të qenë në linjë me standardet e Bashkimit Evropian.
Rama u shpreh se të marrësh pjesë një fazë tranzitore për sigurinë ushqimore, do të thotë që gjatë kësaj faze, mos të jesh në gjendje të eksportosh, por, je i lejuar të konsumosh vetë.
Por, sipas tij, pas fazës tranzitore prodhuesit mund të mos jenë në gjendje të konsumojnë as vetë nga ato që prodhon dhe që nuk janë njësh me standardet e BE të sigurisë.
“Pra nuk mundet dikush në Dibër apo Gjirokastër të thotë që unë nuk i nënshtrohem rregullave të tregut shqiptar dhe unë do ti ther bagëtitë të trotuari i shtëpisë sime”, tha ai.
Rama u shpreh se fermerët duhe të jenë të qartë se në rast se nuk janë gati, nuk kanë asnjë rrugë tjetër përveç se të ulin qepenin.
“Një tjetër sfidë të rëndë që e kanë kaluar vendet e tjera, ne po përpiqemi të fitojmë një faze tranzitore 5 vjeçare, që është maksimumi që mund të marrim, është siguria ushqimore.
E dini çfarë do të thotë të marrësh një fazë tranzitore për sigurinë ushqimore, do të thotë që gjatë kësaj faze, mos të jesh në gjendje të eksportosh, por, je i lejuar të konsumosh vetë dhe pastaj, pas fazës tranzitore të mos jesh ne gjendje të konsumosh as vetë asgjë nga ato që ti prodhon këto dhe që nuk janë njësh me standardet e BE të sigurisë. Pse? Sepse nuk je më një treg më vete.
Je pjesë e një tregu me 450 milionë njerëz dhe do t’i nënshtrohesh atij tregu. Pra nuk mundet dikush në Dibër apo Gjirokastër të thotë që unë nuk i nënshtrohem rregullave të tregut shqiptar dhe unë do ti ther bagëtitë të trotuari i shtëpisë sime.
Pse? Sepse kjo nuk lejohet. Dhe njësoj është raporti i gjithë BE-së me Shqipërinë në këtë rast, apo me vendin që del nga faza tranzitore që nuk lejohet të bëjë këtu asgjë që nuk është e përputhur me rregullat e sigurisë që ka tregu.
Kjo do të thotë që ne duhet të jemi vetëdijshëm për këtë dhe të punojmë, që fermerët tanë, sipërmarrjet tona në fshat, te jenë të qartë se në rast se nuk janë gati, nuk kanë asnjë rrugë tjetër përveç se të ulin qepenin.
Patjetër që e thënë kështu duket e pamundur, por po të shohësh realitetin e fshatit sot, fakti që ka sipërmarrje të cilat eksportojnë dhe nuk kanë asnjë kontestim për cilësinë e prodhimit të tyre, do të thotë që kjo është e mundur.
Por ama, nëse sot ky është fakt për sipërmarrjet elitë të bujqësisë, nesër do jetë për çdo njeri që prodhon domate dhe i shet në tregun e fshatit”, tha ai.
Po po te mos villni do te kishte lek per bujqesine po ti ke mendjem te axhenda 2030 te jemi te lumtur po nuk do te zoteroni asgje dhe i te keah gjithcka.
Ke ngatëruar kekun me byrekun djathin me niseshte nukë e bën ase lopa asë delja domatja do shatinë e bujkutë dhe mëndjen e agranomit po ku di ti nga këto ti jeton në qiedhë lumë ne për ty
Eshte per tu vleresuar sepse eshte ne te mire te qytetareve po teper vone nga kjo nisem duhet te ishte filluar para 5 vjeteve po hajde me mire vone se kurre vetem shterngohu frerin hajduteve qe ke per rreth se jane bere shume do te hane dhe Ty
Njerezit po vdesin nga kaceri dhe zemra nga ushqimet e pakontrolluara qe shumica vijne nga jashte nepermjet bisnesmeneve qe ti smun I kontrollon dot Perse tokat tona jane djerra dhe electoral shqipetare eshte totalisht drejt zhdukjesse po te vjen mishi dhe drithi nga Serbia I contaminuar
Si zor do te arrihen standartet, qe kerkohen per sigurine ushqimore, kjo qeveri nuk po ben zap qe i ka para syve, kompanite e perpunimit te qumshtit, te cilat po i shesin shqiptarve vaje palme si kos lope, jo me ate neper fshatra te humbura te vendit, qe shesin mish ne rruge me pjese, te fryre me gjilpera , prandaj gjerat duheshin filluar pak e nga pak me kohe, nderkohe qe ne fakt ne jemi per cdo gje dhe ne cdo gje "bir selmani nenes ke te qaj me pare".
Ti mirë e ke ,kjo duhet të ishte bër me kohë.Shqipëria ka hambarin për të prodhuar grurin,ku e keni z.kryeministër ,ku i keni fermat me lop që ponom qumësht bio,sot oligartët shesin qumësht me niseshte dhe palma.Di isbhte mirë ato fonde që dërgon BE.për bujqësin ti ivestoni për të por nuk të lën hajdutët që ke rreth vetes.Kur flet duket se do ndtyshojn gjërat por ato thellohen më shumë se nuk zbatojen ligjet.