Kreu demokrat, Sali Berisha, përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale ka folur për ish deputetin demokrat Ervin Salianji, teksa tha se ky i fundit është vetëpërjashtuar!
Keu i PD u pyet nga ndjekësit e tij për takimet intensive të Ervin Salianjit me strukturat demokrate dhe mbështetësit e opozitës në bazë.
Berisha e quan Salianjin të vetëlarguar nga Kryesia e PD dhe shton se ndarja me të nuk e dobëson opozitën.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Arbër Mitrushaj: Ftesës së Salianjit për foltore, si duhet t’i përgjigjemi?
Sali Berisha: Salianjit t’i përgjigjeni si një njeri që ka përjashtuar veten nga PD.
I dashur Arbër, as ti, as unë dhe asnjë njeri, asnjë njeri, nuk është përgjegjës për aktet e paligjshme ndaj atyre që janë përgjegjës për aktet e tyre të paligjshme. Ndaj atyre që mbrojnë interesa të paligjshme. Nuk ka asnjë përgjegjësi. Ndaj dhe u garantoj që ai ka vetëm interesa private, strikt private, të faktuara me dokumente, ndaj dhe i është thënë anëtarësisë se ai zotëria ka përjashtuar veten nga PD.
Kemi një nen ne, neni 24 i statutit, kur kapesh në shkelje flagrante të tij, dhe të detyrojnë pastaj të shëtisësh poshtë e përpjetë, ajo është veprimtari private e jotja, nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Kjo është përgjigjia ime për ju dhe çdo demokrat.
Mos harroni një gjë, opozitarizmi është i vështirë, nuk është i thjeshtë, dhe të mos mendojë kush se ndarja me këta njerëz, e dëmton PD-në. U garantoj se e forcon. A e patë tjetrin? Disa vrapojnë drejtora, disa vrapojnë andej, nuk na duhen ne këta Arbër, ata janë mish i huaj në opozitë.
Ata nuk janë opozitarë, janë pseudo-opozitarë.
Ne duhet të qëndrojmë parti e hapur pa asnjë mëdyshje, por kurrë ndaj atyre që interesave të tyre personale përpiqen të shfrytëzojnë partinë për të avancuar interesa të paligjshme apo veprimtari në shkelje të rënda të ligjeve. Jo, atë nuk e bëjmë ne. Nuk jemi ne avoketër. Ne jemi parti e shtetit ligjor dhe i qëndrojmë asaj.
Do me tjene Berisha po kthen Partine demokratike ne parti unitare totalitare. Nje parti e tille nuk i duhet njerezve.. Ky njeri po mbaron pazaret me Ramen..