TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2026, 12:32

Zgjedhorja dhe Territorialja, Berisha konfirmon pjesëmarrjen e opozitës

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhorja dhe Territorialja, Berisha konfirmon pjesëmarrjen e
Sali Berisha

Kreu demokrat Sali Berisha konfirmoi gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale se opozita do të marrë pjesë si në reformën zgjedhore ashtu edhe në atë territorialje, për të cilën Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur edhe dy komisione të posaçme.

Berisha tha se PD dhe aleatët e saj bashkë me qytetarët janë të vendosur në një betejë përfundimtare për largimin e përfaqësuesve të narko-shtetit, vendosjen e një qeverie teknike me dy qëllime kryesore.

“Së pari, reformën zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve,.

Së dyti, reformën territoriale dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

Dhe natyrisht heqjen dorë nga çdo formë bllokimi të veprimeve, të urdhrave të sistemit të drejtësisë”, tha Berisha.

berisha zgjedhorja territorialja

Lini një Përgjigje