TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2026, 08:02

Pas show-t në mbledhjen e grupit të PS, Rama takon sot kryebashkiakët në Golem

Shkruar nga Pamfleti

Pas show-t në mbledhjen e grupit të PS, Rama takon sot

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët në Golem. Në fokus të takimit do të jenë problematikat me të cilat përballen bashkitë, por edhe sfidat që duhen çuar para.

Kjo mbledhje me të parët e bashkive vjen një ditë pas takimit me grupin e PS, ku Rama paralajmëroi ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati.

Në fokus të takimit pritet ta marrë edhe paketa e maleve që ka lançuar Partia Socialiste. Kujtojmë se në një takim të zhvilluar në tetor me kryebashkiakët, ai adresoi kritika se shumica e kryebashkiakëve nuk i janë përgjigjur paketës së maleve, duke mos identifikuar zonat prioritare per zhvillim.

Mbledhja e Grupit të PS u trumbetua me të madhe që disa ditë më parë, teksa u fol se Rama mund të bënte dhe lëvizje në qeveri. Kjo gjë nuk ndodhi, ndërsa kryeministri duket se i la në ankth ministrat. 

Në mbledhjen maratonë të grupit socialist, ku pati vetëm show dhe propagandë, Rama kërkoi që Kuvendi të kthehet në një noter për qeverinë, teksa u kërkoi të vetëve që të tregojnë forcën përballë opozitës.

Lini një Përgjigje