TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2026, 11:41

Debati në distancë/ Mitsotakis shpërfill Ramën: E kuptoi gabimin, u tregua i pasjellshëm

Shkruar nga Pamfleti
Debati në distancë/ Mitsotakis shpërfill Ramën: E kuptoi
Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis

Lidhur me deklaratat e Ramës, Mitsotakis  tha se ai ka një mënyrë të veçantë, ndonjëherë gjërat i shpëtojnë, mendoj se e kuptoi, po sillej pasjellshëm...

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zgjedhur të shpërfillë homologun shqiptar, Edi Rama, për një debat të “ndezur” nga ky i fundit me një gazetar greko-amerikan.

“Mendoni se keni monopol mbi filozofinë dhe jeni trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të Platonit dhe Aristotelit, por nuk jeni”, ishte deklarata e Ramës që solli reagimet nga Athina.

Ndërkohë në një intervistë mëngjesin e sotëm për Alpha, Kryeministri grek tha se nuk i merr seriozisht deklaratat e Edi Ramës.

E njoh z. Rama prej shumë vitesh, ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri dhe shpeshherë i shpëtojnë gjëra që nuk do të duhet t’i thotë. Këtë herë tha një fjalë të rëndë dhe e kuptoi gabimin. Unë po mbaj parasysh korrigjimin që bëri, ishte një deklaratë e papërshtatshme dhe më mirë ta lëmë pas”, tha Mitsotakis.

Një ditë më parë Rama reagoi duke thënë se tonet e tij nuk kanë qenë aspak tendencioze, por vetëm humor miqësor.

“Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë, apo të ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi! Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh”, u shpreh Rama.

Në vijim, Kryeministri Rama sqaronte se nuk ka as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian; që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit.

Venezuela dhe Groenlanda

Gjatë intervistës, Kryeministri grek foli edhe lidhur me operacionin amerikan për largimin e Nicolas Maduros nga pushteti në Venezuelë.

"Largimi i Maduros është i nevojshëm, por jo një kusht i mirë që Venezuela të kalojë në demokraci. Ne nuk pajtohemi me shkeljen e së drejtës ndërkombëtare. Ne duam një zgjidhje paqësore", tha ai.

Ndërsa lidhur me Groenlandën, Mitsotakis u shpreh se i përket Mbretërisë së Danimarkës.

Është territor i NATO-s. Vetëm Danimarka mund të vendosë për të ardhmen e saj. SHBA-të kanë të drejtë të jenë të shqetësuara. Unë besoj se nuk do të arrijmë zgjidhje të tjera që do të çonin në një konflikt Evropë-SHBA. Bashkëpunim, jo ​​konflikt", theksoi ai. /Pamfleti/



mitsotakis rama debati

3 Komente

  1. B
    BP

    Shqipëria në këta 80 vitet e fundit ka qënë e bekuar me udhëheqës që ia mbledhin popullit dhe i japin mend botës. Shumë të mençur e gojëçilur. Lum ne!

    1. T
      Tony

      Grek i poshter, shko andej nga ke ardhur o Afro-Aziatik i felliqur. Mirë ta ka thene Rama. Pse e keni surratin e qelbur më të errët se Shiptarët o faqezinj nomade të ardhur ne trojet e Pellazgeve, që nderruat gjuhen tone me prapashtesa ‘is’, ‘iosus’, etc., si latinet me prapashtesat ‘omus’, ‘onus’, etc., e sllavet me prapashtesat ‘vich’, ‘vski’, ‘ov’, etc,. Qen bastard Shqiptaret ju dhane shtet o plehra.

      1. T
        Tony tjeter

        Rama është nder kryeministrat me te keqinj që ka patur Shqiperia. Por kjo nuk do të thotë që Pamfleti ti lepihet Micotaqisit, i cili, po ta kishte ne dore, do ti zhdukte te gjithe shqiptaret. Te jepni pershtypjen sikur Pamfletin e drejton kulufi me kurs hidrauliku ne Qipro

        Lini një Përgjigje