Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, se është i gatshëm të bashkohet me partitë e reja, ndërsa tha se nuk ka asnjë kusht për realizimin e këtij bashkimi. Pavarësisht se të gjitha ato që konsiderohen parti të reja kanë refuzuar një bashkëpunim me Berishën, duket se kreu demokrat ka ripërsëritur gadishmërinë e tij, ndërsa shprehet se uronte të gjeheshin pikat e përbashkëta kundër narkoshtetit.
Si do të veprojë Sali Berisha të bashkojë partitë e reja në një bllok të vetëm?
Sali Berisha: Unë absolutisht jam shumë i hapur dhe i mirëpres pa kushte ato.
E vërteta është që partitë e reja duhet t’i dallojmë pak. Njëra prej tyre është e majtë dhe duket nuk e konsideron me vend apo të arsyeshme të bashkohet kundër të keqes së madhe që quhet Edi Rama. Uroj që drejtuesit dhe forumet e saj të kuptojnë se përballë kësaj të keqeje, bashkimi është imperativ.
Partia Shqipëria Bëhet po proteston dhe unë kam mbështetur protestën e saj dhe jam 100% i hapur ndaj asaj dhe çdo partie opozitare të bashkërendojmë përpjekjet dhe luftën tonë kundër kësaj të keqeje.
Uroj që gradualisht të gjendet në pikat e përbashkëta kundër narkoshtetit dhe kundër narkoqeverisë.
Problemi qëndron tek fakti që Sali Berisha nuk ka qenë dhe nuk është në opozitë me Ramën. Shumë pak njerëz nuk e dinë këtë akoma. Të bashkohet një parti tjetër, me të vërtetë opozitare, me Berishën, është vetëm në dobi Salës dhe rrjedhimisht edhe Ramës. Prandaj ska pse të vëj kushte Berisha.