TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2026, 13:00

Rama “kërcënon” Kryebashkiakët: Nuk do të rikandidoni nëse nuk më bindeni

Shkruar nga Pamfleti

Rama “kërcënon” Kryebashkiakët: Nuk do të

Kryeministri Rama u ka vënë kusht kryebashkiakëve socialistë se një mundësi rikandidimi për të drejtuar sërish bashkitë në zgjedhjet vendore të 2027-ës do të varet nga targeti që do të vendosë qeveria për paketën e maleve. 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar Kryebashkiakët, gjatë një takimi të zhvilluar me to në Golem, se mund të mos rikandidohen në zgjedhjet e 2027-ës, nëse nuk përmbushin objektivat për vitin 2026.

Takimi me kryebashkiakët vjen pas atij me Grupin Parlamentar socialist që u mbajt të premten në Pallatin e Brigadave, i cili kishte në qendër të vëmendjes përmbushjen e kushteve për anëtarësimin në BE, si dhe një seri reformash, që sipas Edi Ramës janë të detyrueshme.

Ndërkohë sot me Kryebashkiakët, Rama ka folur për sfidat e 2026-ës, që sipas tij, synojnë të krijojnë bashki më të forta, më funksionale dhe më të qëndrueshme.

Gjithashtu Rama bëri të ditur krijimin e një Task Force kundër mbetjeve plastike.

“Ajo që ndodh me plastikën, derdhet në det, ka dëme të pariparueshme për jetesën e detit, ka dëme të pariparueshme për cilësinë e ushqimeve tona. Duhet të bëjmë çmos për ta frenuar këtë lemeri papërgjegjshmërie qytetare. Ky është krim shqiptar, nuk është krim ku mund të vëmë gishtin për të gjetur bashkëfajtorë. Për këtë duhet të marrim masa të shpejta. i kam kërkuar ministrit të Pushtetit Vendor të ngrejë një Task Force, për të konceptuar një plan me 3 faza, të përbashkët, që nga sensibilizimi, tek veprimi në shumë dimensione", theksoi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri gjithashtu kërkoi nga të zgjedhurit vendorë që të tregohen me vizion, madje të sillen me mentalitetin e sipërmarrësve në raport me krijimin e të ardhurave që shkojnë në buxhetin e bashkive. Në këtë kuadër, Rama u shpreh se sot Bashkitë mbajnë sytë nga buxheti i shtetit, ndërkohë që mund të krijojnë buxhetet e tyre, duke mos lejuar ose mos falur territor, për ndërtuesit, edhe kur ata mund të zotërojnë 95% të një sipërfaqeje.

“Deri dje kemi dhënë shumë asete falas, janë dhënë dhe janë lënë rrugëve në të shkuarën, asete që nuk numërohen. Nuk janë përkthyer në investime serioze, janë dhënë pafundësi tokash për zhvillim. Kjo gjë ka ndaluar përfundimisht. Ne nuk japim më asnjë metër katror tokë në rast se një ndërtues ka 95% të pronës dhe një pjesë është pronë shtetërore. Nuk ka më. Për çdo metër katror ku pronar është shteti, kemi kushtëzuar pjesëmarrjen si pronar. i vetmi motiv për të dhënë tokë me një kontratë simbolike, 1 euro, është hoteleria. Çdo gjë tjetër është, merr pjesën që kërkon dhe paguaj kokërr më kokërr, atë që i jep privatit”, tha Rama.

Gjithashtu me tone të ashpra, Kryeministri u është drejtuar kryebashkiakëve sa i takon Paketës së Maleve. Në mbledhjen e sotme me kryetarët e bashkive, ai deklaroi se ka ende bashki që nuk kanë përmbyllur fazën e parë të kësaj nisme.

3 muaj më parë, Rama u kërkoi llogari duke iu thënë se "nuk u janë përgjigjur thirrjes së qeverisë për paketën e maleve, madje u dha ultimatum": të identifikojnë menjëherë zonat prioritare për zhvillim.

Duket se kjo nuk është zbatuar nga të gjithë kryebashkiakët të cilët kanë neglizhuar hartimin e paketës së maleve dhe kanë lënë në pritje një numër të madh personash që kanë shpallur interesim për të investuar.

Ndërsa shpalosi ambicien për 1 mijë investime, Rama tha sot se nuk do të ketë asnjë rikandidim nëse nuk do të plotësohet kjo ambicie.

Rama shtoi se secila bashki do të jetë një target sipas madhësisë e potencialeve, psh deri në 5, 10 apo 15 investime. Ai i kritikoi sërish kryebashkiakët se përse ende nuk kanë përcaktuar hartat e zonave prioritare, duke u thënë se 'nuk po bëjnë shkencë'.

“Nuk mundet dot të rrini e të prisni vetëm nga buxheti i shtetit, duhet të kaloni në një fazë tjetër sidomos disa bashki që i kanë të gjitha mundësitë. Bëmë një takim për Paketën e Maleve, sot jot ë gjitha bashkitë e kanë kryer fazën e parë. Është e papranueshme.

Cili duhet të jetë objektivi? Ditë e parë që u shpall në ëebsite kishte mbi 700 interesime nga shqiptarë jashtë atdheut, është instrument i sigurtë për të tërhequr cdo shqiptar nga jashtë. Si ka mundësi që nuk ka mbaruar ende faza e parë. C’është kjo shkencë e madhe për të përcaktuar hartën. Megjithatë i kam kërkuar drejtores së Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të jetë në dispozicion të secilës bashki për harta për cfarëdo që keni nevojë. Dhe i kam kërkuar ministrit Demo të vendoset një target për cdo bashkie.

Ambicia është 1 mijë investime nga kjo paketë. Nuk do të ketë asnjë rikandidim nëse nuk do jetë arritur targeti i këtij projekti. Është plotësisht e mundshme por ama 1 mijë investime nëse marrim një shifër më modesten të mundshme për secilin nga këto investime, prej 50 mijë eurosh që është shumë e ulët, mendoni c’i ndodh ekonomisë në tre vjet. Kështu që, fokusoheni dhe merreni shumë seriozisht. Kuptojeni se është një celësh për të tërhequr njerëz aty ku duket se nuk ka njerëz.

Një element tjetër është të bëjmë një hap për të rritur cilësinë e planifikimit dhe projektimit, për këtë agjencia e re do ketë mision të vetin të asistojë bashkitë në planifikim dhe të krijohet një kanal më i shpejtë ndërveprimi”, u shpreh ai.

 

3 Komente

  1. a
    anisa

    Nje i cmendur qe do ti cmend AKOMA te gjithe. Nje kryeminister hijerende jetegjate qe per pak kohe po shkrihet si akulli me 40 grad. Nje diskreditim, konsum, humje busulle dhe mbi te gjithe nje zhgenjim i madh per mbeshtetesit e tij qe ndryshe mendonin me heret. Duhet shporret me ceremoni.

    1. e
      eni

      Asgje interesante nga fronti aktualitetit. Keto dalje publike vetem tregojne si eshte katandisur lideri global, si mos me keq.

      1. x
        xhi

        Ky njeri sillet keshtu se ka hall te madh. Dikush nga ata qe e priten se fundmi ne France dhe Emirate i ka dhene nje llaf, por koha do tregoj qe e kane genjyer.

        Lini një Përgjigje