TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2026, 14:37

Në 12 vjet, 67 miliardë euro abuzime, Berisha: Do auditohet çdo qindarkë e shpërdoruar nga Rama

Shkruar nga Pamfleti
Në 12 vjet, 67 miliardë euro abuzime, Berisha: Do auditohet çdo
Edi Rama dhe Sali Berisha

Sali Berisha, kryetar i PD-së, deklaron se janë 67 miliardë euro abuzime nga qeveria socialiste në 12 vite.

Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në rrjet, paralajmëroi se do të auditohen të gjitha shpërdorimet e bëra.

“Është jetik një audit sepse janë 67 miliardë vetëm buxheti abuzime në 12 vite. Po të garantoj se prona publike janë të paktën 70 miliardë nëse do bëjmë vlerësimin e tyre, që janë zhdukur. 67 miliardë euro buxheti i 12 viteve. Le të zbresim 8 miliardë pagesa të rrogave. Të tjerat sipas të gjitha vlerësimeve janë vjedhur në masën 90 përqind edhe të Bankës Botërore”, u shpreh Berisha.

Doktor, nuk ka tender që nuk është vjedhur, nuk ka tokë publike që nuk dhënë pa korrupsion. Ky nuk është shtet por grupi i strukturuar kriminal më i madh në Europë. A do angazhoni ekspertë të PD të monitorojnë dhe denoncojnë këto krime që e kanë shndërruar vendin në një narkoshtet?

Sali Berisha: Jam plotësisht dakord dhe u përshëndes përzëmërsisht Sahit për pyetjen dhe interesin tuaj për këtë bisedë. E vërteta është se sot, si buxheti, ashtu edhe pasuritë publike, janë në një plaçkitje që tejkalon çdo lloj imagjinate. Por kjo plaçkitje e buxhetit, kjo plaçkitje e pasurive publike ka promotor kryesor Edi Ramën. Ju besoj e dëgjuat për Duranën dhe historikun e saj. Tre vite më parë një kompani shumë e madhe dhe e respektuar amerikane, vendos të shkëputet nga Ukraina dhe zgjedh Shqipërinë.

Dhe natyrisht u jep edhe idetë e veta për një park teknologjik të njohura me kuadrin ligjor lehtësues, etj.

Çfarë bënë këta? Këta përzunë kompaninë dhe e morën idetë dhe e përdorën për mafien e tyre.

Sot aty ku do ndërtohej parku teknologjik janë livadhet e Troplinit, e klanit kryesor të kokainës, një nga klanet kryesore të kokainës në Europë. Janë çdo gjë fiktive. Janë kompanitë e kontrolluara nga kunati i Linda Ramës, por me një prestanome që quhet Ermal Beqiri.

Nuk kisha dëgjuar kurrë. Kishte krijuar klubin me të cilin ai, për shkak të lidhjeve që ka me kryeministrin, u jepte akses të veçantë kompanive jashtë të gjitha tenderave për çfarëdo që donin. Është jetik një audit sepse janë në 12 vite 67 miliardë vetëm buxheti. Po të garantoj se prona publike janë të paktën 70 miliardë nëse do bëjmë vlerësimin e tyre. Që janë zhdukur. 67 miliardë euro buxheti i 12 viteve. Le të zbresim 8 miliardë pagesa të rrogave. Të tjerat sipas të gjitha vlerësimeve janë vjedhur në masën 90 përqind edhe të Bankës Botërore. Ka të tjerë që thonë edhe më shumë. Shiko çfarë ka ndodhur.

Me 30 miliardë që ishte totali i buxhetit në 8 vite u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë dhe sot e kësaj dite ato qëndrojnë. Nuk ka ndërtuar as 1 mijë kilometra rrugë dhe të gjitha shemben se janë të gjitha jashtë çdo standardi se janë vjedhur. Pra, auditi që thoni ju, ne po vazhdojmë ta bëjmë dhe do ta bëjmë.

berisha rama fond

Lini një Përgjigje