TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2026, 14:11

Bashkërendimi mes Qeverisë dhe pushtetit vendor, ja emrat që do përbëjnë grupin e punës

Shkruar nga Pamfleti
Bashkërendimi mes Qeverisë dhe pushtetit vendor, ja emrat që do
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama njoftoi ngritjen e një grupi pune për të bashkërenduar punët mes Qeverisë dhe bashkive. Rama tha se ky grup pune do të garantojë trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve. Ky grup pune do të drejtohet nga ministry i Pushtetit vendor, ndërsa pjesë e tij do të jenë edhe ministrat e Ekonomisë dhe Mjedisit.

Ndërkohë në këtë grup do të përfshihen edhe 6 kryetarë bashkie, që të gjithë përfaqësues të mazhorancës socialiste.

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët mes qeverisë dhe pushtetin vendor për të trajtuar të gjitha problemet e për t’i futur në vijë qoftë në aspektin rregullativ, qoftë në aspektin e problematikave të natyrave të ndryshme që e shihni të arsyeshme të trajtohen.

Do të propozoja që këtë grup pune ta drejtojë ministri i Pushtetit Vendor, ndërsa në të bëjnë pjesë edhe ministri i Ekonomisë e Kulturës, dhe ai i Mjedisit.

Nga pushteti vendor, në këtë grup pune do të jenë kryetarët e bashkive: Lezhë, Maliq, Himarë, Shkodër, Durrës, Roskovec”, tha Rama.

 

edi rama grupi i punes bashki-qeveri

Lini një Përgjigje