Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka ironizuar mazhorancën socialiste gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke përdorur tone kritike ndaj deputetëve të saj dhe mënyrës se si po drejtohet seanca parlamentare.
Në fjalën e tij, Noka u shpreh se Kuvendi është degraduar dhe se mënyra e drejtimit të seancës është, sipas tij, “nga më të turpshmet”.
Ai përdori gjithashtu termin “zegjinizim” për të përshkruar transformimin e Kuvendit, duke ironizuar disa prej deputetëve socialistë.
Më tej, Noka kritikoi edhe mazhorancën për mënyrën se si po trajton çështjet e pandëshkueshmërisë dhe raportin me drejtësinë.
Në fund të deklaratës, Noka akuzoi deputetët socialistë se po qëndrojnë të “gjunjëzuar dhe të poshtëruar”, duke përdorur edhe krahasimin se ata “rrijnë si eunukë në pallatin e një sulltani”.
"E ke drejtuar këtë seancë në mënyrën më të turpshme të mundshme. Ky Kuvend siç e shihni është për turp e faqe të zezë. E Keni poshtëruar në atë shkallë saqë qytetarëve u vjen turp kur ju shohin. I njihni proceset e transformimit, e keni zegjinizuar këtë Parlament.
Zegjinizim dmth për shembull kur dëgjon parafolësin dhe të vjen turp të jesh këtu, që vjen herë me ilaçe të pira herë të pa pira. E kuptoni çfarë i keni bërë këtij vendi.
Ka 4 muaj që shqiptarët presin që këtu të jepni një shembull të asaj që keni thënë në Kuvend para 13 vitesh kur Rama thoshte do t’i japim fund pandëshkueshmërisë, por ju përzhiti e zvarriti Belinda që të vini në këtë ditë të gjithë të gjunjëzuar e poshtëruar para saj rrini këtu. Rrini këtu si të jeni eunukë në pallatin e një sulltani.", tha Noka.
Or tai malok faqezi, edhe sot e kesaj dite kur shihni nje femer me shami mbuluar nga ngjyra e dalloni qe eshte vejze, e fejuar apo e martuar. Or tai ne vitet 70te kur shihnit nje femer thonit, vallahi i ka ha 100 mije me ia ble babes vet. O krroma turkoshake pa moral qe 8 ne 10 Kuksiane ishit spiuna e nuk guxohej te thuhej nje barcalete me spec se te spiunonit. Xhit kie bre? Kush e kupton kete fjali qe do te thote Cfare ke bre? Derra koketrashe por shejtan budallej njelloj me tropoxhanet e pukianet.