TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2026, 11:02

Ndryshimet në Qeveri, Kuvendi voton dekretet e Presidentit; emrat që morën më shumë vota për shkarkimin dhe emërimin

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet në Qeveri, Kuvendi voton dekretet e Presidentit; emrat që

Kuvendi ka miratuar sot me votat e mazhorancës ndryshimet në kabinetin qeveritar, duke votuar një sërë dekretesh për shkarkimin e disa ministrave dhe emërimin e drejtuesve të rinj në qeveri.

Deputetët votuan fillimisht për shkarkimin e disa anëtarëve të kabinetit. Dekreti për shkarkimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku u miratua me 85 vota pro, ndërsa ai për shkarkimin e ministres së Jashtme Elisa Spiropali me 83 vota pro dhe 2 kundër. Po ashtu, Kuvendi votoi për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu (81 vota pro), të ministres së Brendshme Albana Koçiu (83 vota pro), të ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari (83 vota pro) dhe të ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu (82 vota pro).

Pas shkarkimeve, Kuvendi miratoi edhe emërimet e reja në kabinet. Albana Koçiu u emërua zëvendëskryeministre me 83 vota pro dhe 3 kundër. Ndërkohë, Ferit Hoxha u votua ministër i Jashtëm me 83 vota pro dhe 4 kundër, ndërsa Besfort Lamallari u emërua ministër i Brendshëm me të njëjtin rezultat votimi.

Në postin e ministrit të Mbrojtjes u emërua Ermal Nufi me 83 vota pro dhe 6 kundër, ndërsa Toni Gogu mori detyrën e ministrit të Drejtësisë me 83 vota pro dhe 5 kundër.

Kuvendi miratoi gjithashtu emërimin e Enea Karakaçit si ministër i Infrastrukturës me 83 vota pro dhe 6 kundër, si dhe Eriona Ismailit në postin e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin me 82 vota pro dhe 4 kundër.

Votimi i sotëm shënon riformatimin e kabinetit qeveritar pas propozimeve për ndryshime në disa prej posteve kryesore të qeverisë.

Lini një Përgjigje