TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2026, 10:35

U përjashtua nga Kuvendi, Shehaj: Banditë me kapuç e shkopa gome rrahin protestuesit në Rrjoll, ju po mbroni të korruptuarit

Shkruar nga Pamfleti
U përjashtua nga Kuvendi, Shehaj: Banditë me kapuç e shkopa
Deputeti dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj

Deputeti dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u largua nga seanca plenare pasi Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin e tij për 20 ditë nga punimet e Kuvendit.

Masa disiplinore lidhet me tensionet e krijuara gjatë seancës së së hënës, kur Shehaj bllokoi foltoren dhe pengoi vijimin normal të punimeve parlamentare.

Pas largimit nga salla, deputeti foli për mediat dhe tha se ndërhyrja e tij në seancë kishte të bënte me situatën e banorëve të Rrjollit, të cilët po protestojnë prej kohësh pasi po iu grabiten pronat nga ndërtimi i një resorti turistik në zonë.

“Unë të hënën bëra atë që duhet të bënte çdo deputet, të sjellë në Kuvendin e Shqipërisë zërin e qytetarëve. Ndërkohë në Rrjol qytetarët po protestojnë se iu është rrëmbyer prona, 150 hektarë nga ish drejtori i Hipotekës. Policia bën sehir, dhe policia private, banditë të veshur me kapuç e shkopa gome, rrahin protestuesin që mbrojnë pronën e tyre.

Për këtë çështje fola, nuk shava e shtyva apo ofendova njeri. U tregova edhe pamjet se mesa duket nuk i kishin parë, ka të moshuar që janë dhunuar deri aty sa iu kanë thyer këmbën. Një 19 vjeçar është goditur me grushta. Parlamenti është kthyer në mbrojtje të të korruptuarve. Për pronat do të protestojmë dhe sot, në orën 6″, tha Shehaj.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Kryeserbi Jugosllav Salia vertet eshte i zgjuar qe mblodhi keta bole kandari e i leviz majtas djathtas si ai katunari ne treg kur peshon perimet dhe i leviz majtas djathtas per me fitu ndonje 100 gr per kile.

    Lini një Përgjigje