TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2026, 10:23

Dosja Balluku, Bardhi akuza kryetarit të Kuvendit: Keni 3 muaj që pengoni hetimet nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Dosja Balluku, Bardhi akuza kryetarit të Kuvendit: Keni 3 muaj që
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ngriti një kërkesë proceduriale gjatë seancës plenare në Kuvend, duke akuzuar kryetarin e Kuvendit për zvarritje të një raporti të dorëzuar nga anëtarët e Këshillit.

Sipas Bardhit, pesë anëtarë të këshillit kanë dorëzuar raportin për shqyrtim në seancë plenare pasi, sipas tij, kryetari nuk kishte mbajtur një qëndrim brenda afateve të përcaktuara. Ai theksoi se raporti është dorëzuar të hënën dhe se, në bazë të rregullores së Kuvendit, ai duhet të përfshihet në seancën më të afërt.

“Raporti është dorëzuar të hënën dhe seanca më e parë është seanca e sotme. Në rendin e ditës nuk është përfshirë shqyrtimi i kësaj kërkese. Edhe një javë ka mbetur dhe kërkesa konsiderohet e rrëzuar”, deklaroi Bardhi.

Ai akuzoi kryetarin e Kuvendit se e ka zvarritur procedurën për rreth dy muaj dhe se tashmë po vonon edhe përfshirjen e raportit në seancë plenare.

Sipas Bardhit, kjo situatë po pengon edhe procesin hetimor të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

“Kanë tre muaj që po pengohen hetimet, sepse SPAK kërkon hetimin. Ktheni përgjigje. Kërkesa ime është proceduriale”, u shpreh Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuvend.

 

gazment bardhi peleshi spak balluku

Lini një Përgjigje