TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2026, 10:23

Kuvendi nis me 1 minutë heshtje për Adem Jasharin dhe ish-deputetin Tomor Dosti

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi nis me 1 minutë heshtje për Adem Jasharin dhe ish-deputetin
Kuvendi

Seanca parlamentare e kësaj të enjteje nisi me një minutë heshtje në nder të Adem Jasharit dhe familjes së tij në Prekaz.

Kërkesën për këtë homazh e paraqiti grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Më 5 mars 1998 forcat serbe nisën sulmin ndaj familjes Jashari në Prekaz, një ngjarje që shënon një moment kyç në historinë e Kosovës.

Gjatë nisjes së seancës u mbajt edhe një minutë heshtje për ish-deputetin Tomor Dosti, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Kërkesa për nderimin e tij u paraqit nga Partia Demokratike. Deputetët e pranishëm në sallë respektuan të dyja momentet e heshtjes në fillim të punimeve parlamentare.

Kuvendi nis me 1 minutë heshtje për Adem Jasharin dhe ish-deputetin

Kush ishte Tomor Dosti

Tomor Dosti ishte edhe nënkryetar i PD në vitet e para. U zgjodh deputet në dy legjislatura 1991-1996, ndërsa më 1998 u tërhoq nga politika aktive.

Ish-ligjvënësi njihej për vuajtjet e tij në kohën e diktaturës. U dënua në vitin 1953 me 25 vjet heqje lirie. Burgun e vuajti në Burrel mes personaliteteve të Shqipërisë. Pas burgut kaloi kalvarin e internimit familjarisht.

Ai lindi në Gjirokastër, në vitin 1930. I biri i ish-ministrit Hasan Dosti. Pas arratisjes së babait dhe vëllait, ai me vëllezërit dhe motrat, pasi të ëmën ia pushkatuan gjermanët ditën e largimit nga Tirana, u persekutuan. U arrestua më 1953 dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie “për tentativë arratisjeje”.

Më 1991 i bashkohet PD duke vënë në dispozicion të saj kredibilitetin politik e familjar në jugun e Shqipërisë, duke krijuar me Pjetër Arbnorin, Leka Totën, Uran Butkën, Ajet Rusin dhe të vëllain Lekën, lëvizjen politike demokrate.

Lini një Përgjigje