TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2026, 15:35

Përfundon takimi i Ramës me deputetët e Tiranës, në fokus punët e bashkisë dhe anëtarësimet në PS!

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon takimi i Ramës me deputetët e Tiranës, në

Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e Partisë Socialiste. Mësohet se në mbledhje kanë qenë edhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës.

Në qendër të diskutimeve ishin koordinimi i punës mes deputetëve dhe strukturave të Bashkisë, si dhe adresimi i çështjeve konkrete që kërkojnë zgjidhje në Tiranë. Kryeministri Rama ka theksuar nevojën për vëmendje të shtuar ndaj problemeve të qytetarëve dhe përshpejtimin e zgjidhjeve në terren. 

Sa i takon kësaj pjese, Kryeminsitri ka paralajmëruar organizimin e një tjetër takimi me të njëjtin fokus, atë të menaxhimit të kryeqytetit.

Gjithashtu mësohet se Rama u ka kërkuar angazhim maksimal nga deputetët për zhvillimin e takimeve të rregullta me qytetarët, anëtarësinë e Partisë Socialiste dhe simpatizantët. Kujtojmë se takimi i sotëm i Ramës, vjen një ditë pas takimit me Kryesinë e Partisë Socialiste.

Në mbyllje të takimit, Rama është fotografuar duke dalë nga mbledhja i shoqëruar nga ish-deputetja Blerina Gjylahmeti teksa po fliste në telefon.

rama takim deputetët

Lini një Përgjigje