TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2026, 13:58

Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, largohen Balluku, Spiropali e Vengu

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama.

Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, largohen Balluku,
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në kabinetin qeveritar, shkarkimet, lëvizjet nga dikasterët dhe emërimet e reja të propozuara nga kryeministri Edi Rama.

Belinda Balluku, e cila deri më tani ka shërbyer si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zv/kryeministre, është shkarkuar përfundimisht nga detyra. Ajo është tashmë nën hetim nga SPAK, teksa është kërkuar dhe arrestimi i saj.

Nga detyra është larguar edhe Elisa Spiropali, e emëruar në shtator ministre e Jashtme dhe Pirro Vengu, i cili mbante postin e ministrit të Mbrojtjes.

Emërime të reja janë, Ferit Hoxha si Ministër i Jashtëm, i cili deri më sot ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në BE, Enea Karakaçi në krye të ministrisë së Infrastrukturës, i cili deri më tani ka mbajtur postin e drejtorit të OSHEE, dhe Ermal Nufi si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë si zv/kryeministre tashmë është emëruar Albana Koçiu.

7 ndryshimet në qeveri të bëra nga Rama
Albana Koçiu zv.kryeministre - zëvendëson Belinda Ballukun
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës - zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm - zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu ministër Drejtësie - zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm - zëvendëson Elisa Spiropalin
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes - ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin - zëvendëson Toni Gogun
4 ministrat e rinj të kabinetit Rama
Enea Karakaçi- ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës
Ferit Hoxha- ministër i Jashtëm
Ermal Nufi- ministër i Mbrojtjes
Eriona Ismaili- ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
3 ministrat që ikin nga kabineti Rama
Belinda Balluku
Elisa Spiropali
Pirro Vengu

rama e emëroi ministër të jashtëm

2 Komente

  1. V
    V K

    Pse kishit ndonje dyshim ju te Pamfletit qe do kundershtonte President Bomi?!

    1. A
      Alban

      Ishim ne merak ne fakt,a do ti dekretonte”presidenti”qenje e rralle kukull????

      Lini një Përgjigje