TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2026, 14:05

Berisha zbulon datën e protestës së ardhshme: Kryengritja e radhës! 

Shkruar nga Pamfleti
Berisha zbulon datën e protestës së ardhshme: Kryengritja e
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet më 12 mars. Lajmin ai e bëri të ditur gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD.

Data e protestës përkon me ditën kur Kuvendi pritet të shqyrtojë dy raportet lidhur me çështjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Sipas opozitës, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar arrestimin e saj në lidhje me dyshime për abuzime me tendera.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ndjek një politikë që, sipas tij, dëmton interesat kombëtare dhe orientimin europian të vendit. Ai deklaroi se qeveria po e largon Shqipërinë nga Brukseli dhe po e afron me Beogradin.

“Rama nxori mburojën e Beogradit përpara dhe na thotë se nuk na duhet Brukseli, por Beogradi, duke u kthyer në skenarë anti-shqiptarë. Nuk ka komb në botë që do të duronte një njeri si ky”, tha Berisha.

Sipas tij, zhvillimet e fundit në marrëdhëniet rajonale dhe bashkëpunimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç përbëjnë, në vlerësimin e tij, një rrezik për të ardhmen e vendit.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar më 12 mars, të cilën ai e cilësoi si “kryengritjen e radhës”. 

 

sali berisha protesta e pd

1 Komente

  1. A
    Argjita Dhipi

    hahaha, Saliu SORRA, KRYENGRITJA e rradhes, MADHESHTORE

    Lini një Përgjigje