A e emëroi Edi Rama, Ferit Hoxhën ministër të Jashtëm për të finalizuar marrëveshjen e detit?
Vishet me dyshime emërimi i Ferit Hoxhës në krye të Ministrisë së Jashtme.
Edi Rama vendosi të ndryshojë kabinetin, pas zhvillimeve me Belinda Ballukun, duke larguar përveç saj edhe Elisa Spiropalin si ministre të Jashtme. Ajo do të zëvendësohet nesër nga Ferit Hoxha, një diplomat karriere, por që nuk e ka edhe aq të pastër CV-në.
Përveç të vëllait që del te dosja e AKSHI-t, Ferit Hoxha është edhe një nga arkitektët e marrëveshjes së detit me Greqinë, e firmosur në kohën e Sali Berishës.
Ajo marrëveshje u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese 9-0 dhe grupi nismëtar u vendos nën hetim nga prokuroria, por Adriatik Llalla në atë kohë i bëri qokën Berishës, duke pushuar hetimet, edhe pse Greqisë i ishte falur territor shqiptar. Ferit Hoxha në atë kohë ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme dhe kryenegociator, pra përgjegjësi kryesor pas Lulzim Bashës, i cili firmosi marrëveshjen.
Mirëpo emërimi i tij tani në krye të MEPJ ka ngritur dyshime se ai do të përdoret këtë herë nga qeveria socialiste po për të njëjtën gjë, për të mbyllur marrëveshjen e 2009-2010 që u rrëzua nga Gjykata. Rama i ka lënë të hapura letrat me Athinën dhe prej kohësh është diskutuar që të shkojë çështja në Hagë.
Kapiteni i Rangut të Parë dhe ish-zv.komandant i Forcës Detare të Shqipërisë, Artur Meçollari, është ai që shprehet se Rama e ka emëruar Ferit Hoxhën ministër të Jashtëm që të mbyllë pazarin me Athinën.
“Ferit Hoxha, ai që futi në kaos gjithë shtetin me marrëveshjen detare të vitit 2009 me Greqinë, u dekretua sot nga Bajram Begaj si ministër i Jashtëm. Kaosi vijon prej 17 vjetësh në marrëdhëniet me Greqinë, për shkak të asaj marrëveshjeje të vitit 2009 të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Ministria e Jashtme në vitin 2016 kallëzoi në Prokurori të gjithë grupin negociator të vitit 2009, duke përfshirë edhe kreun e tij Ferit Hoxha. Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla në vitin 2017 vendosi mosnisje të hetimit. Pritet që Begaj ta autorizojë Ferit Hoxhën për grupin e ri negociator për zgjidhjen e çështjes së detit me Greqinë në Hagë. Begaj nga prilli 2024 ka në zyrë propozimin e Ministrisë së Jashtme për nisjen e negociatave. Por, mungonte kompetenti”, shkruan ai.
Nuk është çudi që të ndodhë një gjë e tillë. Sa herë Rama kërkon të bëjë pazare, gjen njerëzit e duhur për këtë gjë dhe Ferit Hoxha është padyshim “ekspert”.
Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufijtë detarë mes dy vendeve u nënshkrua më 26 janar 2010 në Tiranë. Pakti u firmos nga dy ministrat e Jashtëm të asokohe, Dora Bakojanis nga pala greke dhe Lulzim Basha, ish-ministër i Jashtëm. Marrëveshja hapi debate, pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi paktin duke e shpallur antikushtetues. Sipas vendimit të gjykatës, marrëveshja cenonte integritetin territorial të Shqipërisë. /Pamfleti
Tradhti ne ditën me diell. Nje vepër e shëmtuar antishqiptare. Dhe lajmi kalon pa asnje telashe, si te ishte normale. A ka mbet shqiptar atje qe te ndal kete tradhti te radhës, apo te gjothe jeni strukur si keca para jevgu Rama?! Çohu o trima, çohuni e shporrini keta Salehë e Ramuta njehere e përgjithmonë çlironi vendin.
Pse nuk dalin njerezia pa dallime idesh para Amasades greke e të protestojne si njerez e jo si kafshe për çeshtjen e detit e heqjen e ligjit të luftes e Çamerine. Vetem të grindemi me njeri e kemi ves ne.
Kjo është e turpshe dhe vërteton delirin maksimal të Ramës që shpërfill çdo gjë.Mamica jo se do bënte çudira po vetëm pesë muaj kishte dhe Feriti paska qenë kryenegociator që duhet të ishte dënuar profesionalisht për mospjesmarrje në asnje negociatë ndërshtetrore e jo më ministër po Ramen e ka mbyt pushteti dhe megalomia
germo tare germo se ke me gjet plot gjona per Ferid Hoxhen. shko larg se pislliqe, spiunlliqe e hajni ke me gjet ka humb - ka dhan kompjuterin spiunave rus ne Nju Jork si ka fillu biznesin vllai i vet, me ca lekesh kush ka qen gruja franceze e Feridit germo tare se ke me bo bingo germo tare se nuk ka pas kot apo pozicione ai spiun grek francez gjerman rus
ore po ketij feshkullit ja lane marrveshjen ne dore. ky nje cope mesues frengjishtje eshte. nje pusht qe e rrifte gruaja.
ne shqiperi po nuk ishe i qelbur, spiun, servil, hajn e pa dinjitet nuk behesh as minister e as me pak se aq. as drejtor e shef. qelbesirlliku me familje e breza dhe kur je pabuks e behesh hajdut e maskara spiun, vjen radha me u bo Minister, masi ke dhan shume prova sa maskara je
Gomarllëqe nacionaliste