Një vlerësim i tillë nga një grek nuk është pak, por se dimë nga buron gjithë kjo lëvdatë.
Punët kanë nisur “mirë” për Ferit Hoxhën, pasi mori drejtimin e Ministrisë së Jashmë. Greku Fredi Beleri ka pritur me entuziazëm emërimin, duke e lavdëruar figurën e tij.
Beleri madje e cilësoi Hoxhën si diplomat me reputacion në Bruksel dhe tha se ai përfaqëson denjësisht Shqipërinë.
Një vlerësim i tillë nga një grek nuk është pak, por se dimë nga buron gjithë kjo lëvdatë.
Madje Beleri ka edhe një kërkesë, sipas tij ministri i ri duhet të ketë mundësinë të ushtrojë funksionin pa pengesa.
“Ministri i Jashtëm është një diplomat i nderuar këtu në Bruksel, është një njeri që i bën nder Shqipërisë. Shpresojmë të jetë një ministër i Jashtëm i mirë, po të lihet të bëjë punën. Në Shqipëri një njeri është gjykata, një njeri është ministri, kryeministri, drejtësia, shiu, breshëri, dielli, s’jam njeriu i parë që po e them”, tha Beleri.
Lidhur me deklaratat më të fundit të bëra prej tij si dhe integrimin europian të vendit, Beleri shton: “Unë sot isha deputeti më pro shqiptar në atë diskutim. Unë thashë konkretisht që Shqipëria ka probleme, dhe duke i fshehur nën rrogoz, nuk e ndihmojmë Shqipërinë për t’u anëtarësuar. Unë që e kam ndarë jetën mes dy shteteve jam më i interesuari që Shqipëria të futet sa më parë në BE”.
Lini një Përgjigje