TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2026, 16:28

Begaj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut: Të lihen pas retorikat nacionaliste për një të ardhme të qetë për rajonin!

Shkruar nga Pamfleti
Begaj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut: Të lihen pas
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mbajtur  një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rolin e shqiptarëve në shtetin fqinj.

Ai e cilësoi Maqedoninë e Veriut si një nga partnerët më të besueshëm të Shqipërisë dhe theksoi se bashkëpunimi dypalësh ka karakter strategjik. Sipas tij, të dy vendet ndajnë interesa të përbashkëta në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe duhet të thellojnë koordinimin si aleatë.

Begaj rikujtoi se Shqipëria ishte ndër vendet e para që ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. 

“Ne takohemi, flasim, kuptohemi dhe ndërveprojmë në të gjitha nivelet. Angazhimi ynë i përbashkët në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimi dypalësh duhet të thellohen edhe më tej”, u shpreh kreu i shtetit.

Begaj deklaroi se çështjet e hapura me fqinjët dhe retorikat nacionaliste ndikojnë drejtpërdrejt në klimën e besimit mes vendeve dhe të gjithë aktorët duhet të punojnë ngushtë në tejkalimin e sfidave.

Presidenti theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dhe do të mbeten fqinj, ndaj sipas tij është e domosdoshme të thellohet bashkëpunimi ekonomik dhe të shtohen investimet në infrastrukturë, arsim dhe kulturë.

Ai bëri thirrje për krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë, në mënyrë që ata ta ndërtojnë të ardhmen në vendet e tyre.

“Çështje e hapura me fqinjët, retoriket nacionaliste, të gjitha ndikojnë në klimën e besimit. Edhe shqiptarët dhe maqedonasit e dinë shprehjen: në Ballkan prodhohet më shumë politikë se sa konsumohet.

Ne kemi detyrimit që të ardhmen ta bëjmë më të qetë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dhe do mbeten fqinj. Të thellojmë bashkëpunimin ekonomik, të investojnë në infrastrukturë, arsim dhe kulturë.

Të krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë, që të krijojnë të aradhen këtu, në vendet tona. Ne kemi provuar se dimë të qëndrojmë së bashku në kohë të vështira”, u shpreh Begaj.

Lini një Përgjigje