TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2026, 14:48

Rama shkarkon drejtorin e Anti-kurrupsionit, emri që e zëvendëson

Shkruar nga Pamfleti
Rama shkarkon drejtorin e Anti-kurrupsionit, emri që e zëvendëson
Edi Rama

Insidor Rexhepi është shkarkuar nga posti i drejtorit të Anti-kurrupsionit dhe në vend të tij është emëruar Skerdi Tushe me firmë të kryeministrit Edi Rama.

Ky ndryshim që u miratua këtë të premte, vjen menjëherë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, ku u emëruan disa ministra të rinj dhe zv.kryeministrja.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të kreut III, të  vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin e funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Insidor Rexhepi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË     SË PËRGJITHSHME TË ANTIKORRUPSIONIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të kreut III, të vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin e funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

rama shkarkon drejtorin anti-kurrupsionit

Lini një Përgjigje