
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Lezhë, ku u votua vendimi për rritjen e pagave, është shoqëruar me diskutime të forta mes palëve, ndërsa në fokus të debatit kanë qenë çështjet e punësimeve në administratën vendore.
Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Donika Ndoj, ngriti pretendime se në bashki ka punonjës që kanë arritur moshën e pensionit dhe vijojnë të jenë në detyrë, si edhe persona që, sipas saj, paguhen pa u paraqitur në punë.
“Në admnistratë ka punonjës që kanë mbushur moshën e pensionit dhe mbahen në punë, ose punonjës fiktivë që marrin pagat por nuk kryen shërbimet”, tha Donika Ndoj.
Këtyre deklaratave iu përgjigj kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili pranoi se në disa raste është shtyrë mosha e pensionit për punonjës të caktuar, për shkak të mungesës së specialistëve zëvendësues. Megjithatë, ai mohoi kategorikisht pretendimet për paga fiktive.
“Ka punonjës që kanë mbushur moshën dhe i kemi mbajtur, përshembull kemi mbajtur murator se nuk na vijnë ose nuk kemi gjetur specialistë. Por që të japim rrogë punonjësve dhe të rrinë te shtëpia nuk ka. Është zero tolerancë për kushdo që mendon të marrë rrogën kot. Nuk e di nga i nxirrni këto konkluzione”, tha Ndreu.
Ndërkohë, vendimi për rritjen e pagave, i cili vjen si pjesë e indeksimit të miratuar nga qeveria, prek kryesisht punonjësit me pagë minimale. Sipas kategorive përkatëse, rritja varion nga 10 deri në 15 mijë lekë të reja.
Nuk I kuptoj pse nuk shkojne ne prokurori per te ngritur nje akuze per shperdorim detyre kur dine se ka paga fiktive!