TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2026, 11:25

Projektligji për portet turistike, Zhupa akuza Ramës: Po ua dhuron klientëve të qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

 

Projektligji për portet turistike, Zhupa akuza Ramës: Po ua dhuron
Ina Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi për mediat se projektligji për portet turistike përmban problematika serioze dhe sipas saj, synon t’u kalojë portet publike klientëve të qeverisë. Deputetja kritikoi ashpër mënyrën se si po trajtohet pasuria publike.

Zhupa theksoi gjithashtu se ndryshimet ligjore të propozuara prekin edhe çështje që lidhen me sigurinë kombëtare. Demokratja shtoi se një ligj i tillë nuk mund të ndryshohet për t’u krijuar lehtësira oligarkëve që mbështeten nga kryeministri.

Të marrësh pasuri publike dhe ta shndërrosh në pasuri private vetëm një qeveri si ajo e Ramës mund ta bëjë. Parimi i konkurrencës së lirë dhe barazisë para kërkon që kushte të barabarta për të marrë pjesë në garë. Firmëtarja Zamira Sina nuk e dinte çfarë shkruhej në ligj. Po cënohet liria ekonomike e të gjithë operatorëve ekonomikë”, tha ajo.

 

ina zhupa projektligji per portet

Lini një Përgjigje