TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2026, 21:51

Ndryshimet në kabinetin qeveritar, Bardhi: Rama kërkon të blejë kohë

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshimet në kabinetin qeveritar, Bardhi: Rama kërkon të
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi duke komentuar rokadën në kabinetin qeveritar, tha se Kryeministri Edi Rama i bën këto pasi kërkon të blejë kohë.

Bardhi u ndal edhe te fjalimi i Ramës sot në mbledhjen e grupit parlamentar, ku theksoi se kërcënoi sërish prokurorët dhe gjyqtarët duke iu përmendur pagën.

“I gjithë fjalimi i Ramës ishte fjalimi që ka një hall të madh dhe tenton të mbrojë veten. Paralajmëroj se do miratojë ligje për ti dhënë mbrojtje vetes. I propozon kuvendit që Edi Rama të mos pezullohet nga detyra nëse hetohet nga prokuroria. Shfuqizimin e shpërdorimit të detyrës dhe rregulla që i japin imunitet. Fjalimi sot ishte mbrojtje e vetes nga ajo që ka krijuar vetë në këto 13 vite.

Belinda i ka caktuar. Dikush më shkruajti, BB ka lënë në qeveri vetëm Edi Ramën. Edi Rama është kreu i këtij sistemi dhe secili poshtë tij nuk ka rëndësi kush i emëron. Edhe në shtator pjesën dërrmuese i emëroi BB. Ne do vazhdojmë betejën për të çliruar qeverisjen nga pengmarrja. Kryeministri foli 100 minuta nuk tha një gjë që ishte në shërbim të qytetarëve, sipas tij drejtësia ekziston në Shqipëri se do Edi Rama, do PS. I kërcënoi gjyqtarët, prokurorët se kur i jep lekët. Ia merr borxh Linda Ramës dhe ia jep prokurorëve. Po bën sikur pagën gjyqtarëve ia jep ky. Këtë e bën vetëm një njeri në hall. Po blen kohë. Mund të blejë sado kohë, nuk ndryshon dosjen që janë mal dhe as përgjegjësin që ka për ngritjen e këtij sistemi”, tha Bardhi për emisionin "Kjo Javë" në "News 24"

gazment bardhi rama

Lini një Përgjigje