TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2026, 07:20

Sot Ministër i Jashtëm, si PS e dërgoi Ferit Hoxhën në prokurori për negociatat me Greqinë

Shkruar nga Pamfleti
Sot Ministër i Jashtëm, si PS e dërgoi Ferit Hoxhën në
Ferit Hoxha dhe Edi Rama

Ferit Hoxha është një diplomat karriere që zëvëndëson Elisa Spiropalin në krye të Ministrisë së Jashtme, pas ndryshimeve, që ka vendosur të bëjë kryeministri Rama.

Hoxha është një diplomat me cv të pasur, që ka shërbyer edhe gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Madje para vitit 2010 kur u firmos marrëveshja për detin me Greqinë, ai ishte pjesë e grupit negociator, pasi mbante pozicionin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme.

Siç dihet, marrëveshja për detin me Greqinë që u firmos në vitin 2010 nuk hyri kurrë në fuqi, pasi Partia Socialiste, që drejtohej në opozitë nga Edi Rama e ankimoi atë në Gjykatën Kushtetuese e cila më vonë e shfuqizoi.

Por Rama nuk u mjaftua me kaq. Ai nuk i harroi akuzat për tradhti kombëtare që i bënte dyshes Berisha-Meta dhe në vitin 2014, kur sapo kishte ardhur në pushtet, qeveria e tij dërgoi në prokurori një material në lidhje me negociatat për marrëveshjen e detit.

Synimi i socialistëve ishte që të inkriminonin grupin negociator ku ishte pjesë Ferit Hoxha. Prokuroria fillimisht regjistroi një procedim për veprën penale “Marrëveshja për dorëzim territori”për të gjithë grupin përfshirë edhe Ferit Hoxhën, i cili njësoj si të tjerët dha shpjegime në prokurori për rolin e tij në negociata.

Hetimet nuk gjetën të dhëna kompromentuese dhe dosja u mbyll më vonë, por duhet thënë se politikisht, mes akuzave për tradhti që lëshonin socialistët dje dhe mes emërimit të Ferit Hoxhës si ministër i jashtëm është në mes një det i tërë.

Kush është Ferit Hoxha?

Ferit Hoxha u bashkua me Shërbimin e Jashtëm të Shqipërisë në vitin 1991 dhe ka qenë aktiv në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare që atëherë. Nga viti 1991 deri në vitin 1995, ai mbuloi marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në vitin 1995, shërbeu si Këshilltar në Misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, në Nju Jork. Nga viti 1996 deri në vitin 1998, ai mbajti pozitat e Drejtorit të Marrëdhënieve Multilaterale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në vitin 1998 dhe 2001, shërbeu si Ambasador i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Ambasador i Shqipërisë në Belgjikë dhe jo-rezident në Luksemburg. Nga viti 2001 deri në vitin 2006, ai ishte Ambasador i Shqipërisë në Francë, përfshirë edhe jo-rezident në Portugali, Algjeri dhe Monaco. Ndërmjet vitit 2006 dhe 2009, ai mbajti pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pozita më e lartë e shërbimit civil. Gjatë kësaj periudhe, ai shërbeu gjithashtu si Koordinator Kombëtar për Aleancën e Civilizimeve dhe ishte Guvernatori i Shqipërisë në Bordin e Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) (2007 – 2008).

ferit hoxhën në prokurori negociatat me greqinë

Lini një Përgjigje