TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2026, 22:13

“Shkak konfliktet brenda PS”, Spahiu për ndryshimet në qeveri: Shkarkimi më i keq ai i Elisa Spiropalit

Shkruar nga Pamfleti
“Shkak konfliktet brenda PS”, Spahiu për ndryshimet në
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se shkarkimi i Elisa Spiropalit si ministre e Jashtme ishte ndryshimi më i keq në Qeveri.

Komentet Spahiu i bëri gjatë fjalës së tij në emisionin ‘Frontline’ në Report TV, ku komentoi ndryshimet në Qeveri, të bëra sot nga kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së.

Spahiu tha më tej se Spiropali ishte investimi më i fortë politik në PS pas kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se Spiropali ishte e pakonsumuar dhe mbi të nuk rëndonin akuza për korrupsion.

Sipas Spahiut, faktori kyç për largimin e Spiropalit nga ky pozicion mund të kenë qenë përplasjet brenda PS. Kjo pasi sipas Spahiut, Spiropali ishte një zë oponent gjatë mbledhjeve në PS dhe kishte mbajtur krahun e faktorit gjerman, gjatë përplasjeve që sipas tij këta të fundit kanë pasur me Ramën.

Shkarkimi më i gabuar është shkarkimi i Elisa Spiropalit, i cili ishte investimi më i fortë i PS pas Edi Ramës politikisht dhe ishte në pozicionin më të rëndësishëm për Shqipërinë, sepse kontrata e socialistëve me elektoratin në 11 maj ishte ‘Shqipëria në BE në 2030’ dhe personi që e udhëhiqte këtë kontratë ishte Elisa Spiropali dhe nuk kishte asnjë lloj kritike. Dhe shkarkimi vjen si pasojë e një pozicioni kritik, i një pozicioni apo diskursi tjetër politik që nuk ka dalë në publik, ku pas takimit me disa nga ministrat, si ministri i Jashtëm gjerman, ministrin e Shtetit gjerman, për shkak se Gjermania ka pasur një pozicion kritik, oponent ndaj qeverisë së Tiranës, Elisa Spiropali ka mbajtur qëndrim pro-ndërkombëtarëve dhe pro-Gjermanisë. Dhe në shumë debate të brendshme, Spiropali ka mbajtur një qëndrim kritik. E dyta me shkarkimin e Spiropalit mbyllet kapitulli i Lëvizjes Mjaft. Përfundimisht u eliminuan politikisht të 20-të ministrat dhe deputetët e Lëvizjes Mjaft G99 që kishin lider Erion Velinë. Pra çdokush që ka qenë pranë Erion Velisë apo investim i Erion Velisë në të shkuarën, sot nuk është më pjesë e qeverisë apo e promovimit politik”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje