TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2026, 10:45

Rama mbledh qeverinë në Kryeministri, Vengu dhe Spiropali refuzojnë takimin pas shkarkimit

Shkruar nga Pamfleti
Rama mbledh qeverinë në Kryeministri, Vengu dhe Spiropali
Kryeministri Edi Rama 

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka mbledhur qeverinë një ditë pas ndryshimeve surprizë në kabinet.

Ristrukturimi përfshiu disa dikastere kyçe, konkretisht Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin, si edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Mbrojtjes.

Mbledhja e qeverisë ishte parashikuar të zhvillohej dje, por u zhvendos për sot për shkak të mbledhjes së grupit të PS, në të cilën kryesocialisti Edi Rama bëri me dije shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pasi edhe Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e saj.

Balluku nuk iu bashkua mbledhjes së qeverisë, bashkë me dy ministrat e tjerë që Rama i largoi nga kabineti i tij, Pirro Vengun si ministër të Mbrojtjes dhe Elisa Spiropalin si ministre e Jashtme.

7 ndryshimet në Qeveri

-Albana Koçiu zv.kryeministre - zëvendëson Belinda Ballukun
-Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës - zëvendëson Belinda Ballukun
-Besfort Lamallari ministër i Brendshëm - zëvendëson Albana Koçiun
-Toni Gogu ministër Drejtësie - zëvendëson Besfort Lamallarin
-Ferit Hoxha ministër i Jashtëm - zëvendëson Elisa Spiropalin
-Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes - ikën Pirro Vengu
-Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin - zëvendëson Toni Gogun

 

1 Komente

  1. V
    Vlonnjati

    Gërmoni kot , por Rama " luan " fort

    Lini një Përgjigje