Elisa Spiropali ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga posti i Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadër të ndryshimeve të fundit në qeveri.
Përmes një mesazhi publik, ajo e cilësoi përfundimin e mandatit si mbyllje të një funksioni, por jo të angazhimit të saj politik.
Në reagimin e saj, ajo falënderon Partinë Socialiste dhe Kryeministrin për besimin e dhënë. Spiropali thekson se integrimi europian dhe forcimi i shtetit të së drejtës mbeten busulla e angazhimit të saj politik.
Ajo e mbyll mesazhin duke theksuar se “pozicionet janë kalimtare, ndërsa gjurma është zgjedhje e vetëdijshme”, duke lënë të kuptohet se do të vijojë angazhimin në jetën publike edhe pas largimit nga detyra ministrore.
"Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim. Në jetën publike funksionet mbyllen me një vendim, ndërsa përgjegjësia vazhdon me ndërgjegjen.
Politika është një territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë. Në fund ajo që mbetet nuk është posti që ke mbajtur, por mënyra se si e ke mbajtur atë dhe çfarë peshe i ke dhënë fjalës dhe qëndrimit tënd.
Shërbimi ndaj Shqipërisë për mua ka qenë dhe është i lidhur pazgjidhshmërisht me dashurinë për Shqipërinë, zgjedhje e vetëdijshme dhe jo aksident karriere, një akt besimi se vendi ynë mund dhe duhet të qëndrojë në anën e duhur të historisë, ashtu siç në momentet kyçe të saj Shqipëria ka ditur të zgjedhë orientimin perëndimor, edhe kur kjo zgjedhje ka qenë e vështirë. Nga koha kur rilindasit kërkonin dritë në Europë, te vendimi historik për anëtarësimin në NATO dhe rruga drejt Bashkimit Europian, projekti ynë kombëtar ka qenë gjithmonë projekt për t’u bërë pjesë e qytetërimit politik që ndërtoi shtetin e së drejtës, dinjitetin institucional dhe njerëzor.
Në këtë kuptim, detyra ime si Ministre e Jashtme nuk ishte thjesht funksion, por vazhdim i një narrative historike që e sheh Shqipërinë si pjesë të pandashme të Perëndimit politik.
I jam mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Kryeministrit për besimin e dhënë ndër vite, sepse mirënjohja është kulturë politike dhe jo nënshtrim personal.
Ne kemi ndërtuar së bashku një model që e ka zhvendosur Shqipërinë nga psikologjia e tranzicionit drejt normalitetit europian, duke zgjedhur reforma kur ishte më e lehtë të zgjidhej kompromisi me mediokritetin dhe duke zgjedhur përgjegjësinë kur populizmi ofronte duartrokitje të shpejta. Ky model nuk është i përsosur, por është i qartë në orientim dhe i vendosur në qëllim.
Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se politika nuk është zotërim apo pronësim, por kujdestari e përkohshme. Institucionet janë më të mëdha se individët, por janë individët ata që u japin atyre frymë, ton dhe karakter. Në çdo funksion që më është besuar, si deputete, kryetare Kuvendi e ministre, kam zgjedhur të jem zë me bindje dhe jo jehonë pa peshë, sepse dinjiteti i shtetit mbrohet jo vetëm me marrëveshje e dokumente, por me qëndrimin që mban kur përfaqëson flamurin tënd përballë të tjerëve. Në Europën politike, nga De Gasperi te Schuman, modeli që mbeti ishte ai i burrështetasit që ndërton mbi parime dhe jo mbi kalkulime afatshkurtra, dhe ky mbetet edhe për mua standardi ideal i shërbimit publik.
Vendimet politike janë pjesë e një vizioni më të gjerë dhe si të tilla respektohen, por historia personale e secilit prej nesh nuk matet me kohëzgjatjen e një mandati, as me fuqinë e përkohshme politike, por me gjurmën që lë në kulturën politike dhe morale të vendit. Në histori, figurat që mbeten nuk janë ato që mbajnë më gjatë pushtetin, por ato që nuk relativizojnë kurrë karakterin, sepse dinjiteti nuk është dekoratë ceremoniale, por qëndrueshmëri përballë kohës dhe aftësi për të mos u frikësuar as nga e kaluara, as nga e ardhmja.
Socialistëve u detyrohem gjithmonë besnikëri ndaj idealeve dhe jo ndaj komoditetit, sepse e majta europiane që kemi synuar të ndërtojmë në Shqipëri nuk është retorikë, por përpjekje për drejtësi sociale, shtet funksional dhe integrim të pakthyeshëm në Bashkimin Europian. Këto janë busulla që nuk ndryshojnë me rrethanat dhe nuk zbehen me rotacionin e detyrave.
Forca e një projekti politik matet nga aftësia për të prodhuar modele që qëndrojnë edhe kur rrethanat ndryshojnë, sepse modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën.
Shqipëria është më e rëndësishme se çdo rol dhe Partia është më e rëndësishme se çdo individ, por dinjiteti personal mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet çdo shërbim publik i ndershëm dhe i qëndrueshëm. Në këtë kuptim, për mua përfundimi i një detyre nuk është tërheqje, por vazhdim i angazhimit me të njëjtën bindje dhe të njëjtën përgjegjësi.
Mesazhet tuaja më të shumta në largim, se në marrjen e detyrës, ma përforcojnë detyrimin dhe vendosmërinë për të dhënë më shumë.
Sepse pozicionet janë kalimtare, ndërsa gjurma është zgjedhje e vetëdijshme", shkruan Spiropali në reagim.
Po moj Laja e PS, partia ka nevoje per sherabajga si puna jote, qe e fillove karrieren me "Mjaft" dhe pa te thene njeri pune e mbare u bere drejtoreshe doganash, kryetare kuvendi dhe se fundi ministre jashtme, pa pasur idene e dipllomacise. Eshte njesoj si gjyqtaret e plepave qe emeroj PD. Mjafton te thuash Rama eshte Skenderbeu jone. Plehra te shoqerise Shqiptare.
Lesh lesh mi goce! Suksese ne jete.
Eshte me shume nje REFLEKTIM me nota PAMFLETUESE i te tashmes ….., se sa KOHERENCE e/o PERPUTHJE me te SHKUAREN 13 vjecare te politikanes Elisa Spiropali ( --- e para vajze/grua Drejtore e Pergjithshme e Doganave, --- e para vajze/grua qe inaguroi trend-in e dasmave ne Keshtjellat Mesjetare = konkretisht Keshtjella e Tiranes, prone e Toptaneve, --- e ndoshta e para/i pari ministre/minister qe shkarkohet pa mbushur 180 dite ! ), e cila ishte e identifikuar fortesisht, me verbin e saj venerues ne publik si ‘Mamica’, motra e vetme e Skenderbeut (Gjergj Kastriotit) ¨te ringjallur¨ e te misheruar ne trupin, figuren dhe vepren e Edi Rames ?!. —– Nuk eshte kurre vone ! —– Urojme qe ky REFLEKTIM te transformohet racionalisht ne platforme programatike, me tingull te vetem, te paster e te qarte, per perfshirjen e qendrimin realisht te Shqiperise, njehere e pergjithmone, ne strukturat dhe aleancat e shteteve funksionale euro-atlantike, dmth divorc i domosdoshem nga Otomanizmat e NeoOtomanizmat !