Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall Herr u zhvillua ceremonia e dorëzimit të sistemeve raketore Javelin, në kuadër të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy Van Horn, e cilësoi këtë zhvillim si një moment domethënës në forcimin e partneritetit mes dy vendeve dhe në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse në kuadër të NATO-s.
“Kjo ceremoni shënjon një hap shumë të rëndësishëm në partneritetin tonë që vijon. Shtetet e Bashkuara është tregues i përkushtimit tonë për sigurinë në rajonale dhe forcën e Aleancës së NATO-s.
Kjo marrëdhënie kërkon jo vetëm rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes por një fokus të qëndrueshëm në gatishmërinë luftarake dhe modernizimin ushtarak. Mjedisi i sigurisë me të cilin përballemi të gjithë, është që kërkon që të gjithë aleatët të bëjnë pjesën e tyre. Në emër të Shteteve të Bashkuara dua gjithashtu të kërkoj kontributin tuaj me trupa dhe pajisje ushtarake për NATO-n dhe misionet ndërkombëtare në mbarë botën”, tha Van Horn gjatë fjalës së saj.
Lini një Përgjigje