TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2026, 18:41

“Ndryshoi Qeverinë nga presioni”, Hasimja: Rama jo aq i fortë sa duket, 83 mandatet janë një iluzion

Shkruar nga Pamfleti
“Ndryshoi Qeverinë nga presioni”, Hasimja: Rama jo aq i
Grupi i PS-së

Ermal Hasimja, politog dhe analist, i angazhuar së fundmi aktivisht pranë opozitës, ka komentuar ndryshimet më të fundit në Qeverinë Rama.

Hasimja i konsideron ndryshimet si shenjë dobësie politike, ndërsa thekson se ideja se Rama është i fortë për shkak të numrave në Parlament është një “iluzion”.

Politologu rendit disa arsye që, sipas tij, dëshmojnë këtë situatë. Ai thekson se kryeministri nuk përballoi trysninë ndërkombëtare dhe u detyrua të ndryshojë gjysmën e qeverisë vetëm gjashtë muaj pas formimit të saj.

Duke komentuar largimin e Elisa Spiropalit, vetëm 5 muaj pasi mori detyrën e ministres së Jashtme, Hasimja tha se kjo lidhet me perceptimin për rritje të profilit të saj politik dhe balancat e brendshme në mazhorancë.

“Me lëvizjet e fundit Rama nuk ka ndryshuar asgjë, thjesht është përpjekur të rivendosë një ekuilibër të ri mes halleve që ka. Njësoj si ai që vuan nga shiatiku dhe lëviz vazhdimisht për të gjetur një pozicion ku i dhemb më pak… për disa minuta”, shprehet Hasimja.

Postimi nga Ermal Hasimja

Ideja që Rama është i fortë se ka 83 mandate është iluzion. Ja arsyet:

1. Nuk përballoi trysninë ndërkombëtare dhe u detyrua të ndryshojë gjysmën e qeverisë pas 6 muajsh.

2. Nuk përballoi dot trysninë e Ballukut dhe u detyrua të promovojë ish-drejtorët e saj në këmbim të largimit të saj.

3. Nuk përballoi dot trysninë e Ballukut për të hequr Spiropalin, ose perceptimin e çfarëdo rritje të imazhit të Spiropalit.

4. Nuk shkëputet dot nga marrëdhënia ku ka ngecur me botën e errët. Votat e marra nga krimi i organizuar tashmë i llogariten si dëshmi penaliteti e mbushur plot.

5. Disa figura të afërta si Fuga ose Agaçi e kanë braktisur ose thjesht nuk i ka më në dispozicion.

6. Plot bashkëpunëtorë të tjerë i ka në listën e pritjes së SPAK-ut.

7. Për herë të parë ka një frymë qëndrese informale brenda partisë.

8. Reagimi i ashpër i policisë ndaj protestës së opozitës tregon frikë dhe nervozizëm.

9. Nuk përballon protestën e Adriatik Lapajt në nivel më të lartë se ai i karriges. Kur Lapaj vendos qese plasmasi mbi kokë policia vjen me vrap.

10. Shembja u rrugëve, problemet me sistemet digjitale, frika e administratës për të firmosur ka dërrmuar imazhin e funksionalitetit të qeverisë.

11. Tezat e mashave mediatike të tipit “Gjermania është vend i korruptuar” kanë diskredituar ata zëra që e mbrojnë.

Me lëvizjet e fundit Rama nuk ka ndryshuar asgjë, thjesht është përpjekur të rivendosë një ekuilibër të ri mes halleve që ka. Njësoj si ai që vuan nga shiatiku dhe lëviz vazhdimisht për të gjetur një pozicion ku i dhemb më pak… për disa minuta.

 

hasimja rama qeveria

1 Komente

  1. K
    Kurre me berishizēm.

    Poshtẽ beristẽt.

    Lini një Përgjigje